Deklarata e partive për sistemin zgjedhor, mungon PD

Mesditën e sotme, kreu socialist, Rama, mblodhi në selinë e tij kryetarët e partive të koalicionit opozitar, ku pas takimit, kreu i PDS-së, Paskal Milo, i bëri thirrje Partisë Demokratike që t’i bashkohet kësaj nisme, dhe më pas provimet do t’i dërgohet komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
“Ajo që kërkojmë nga ky dokument dhe do dërgohet shpejt komisionit të reformës zgjedhore është çështje me rëndësi për shqiptarët që votojnë. Ka të bëjë me barazinë e votës dhe të drejtën kushtetuese, ndaj duhet mbështetur nga të gjithë. Është nënshkruar nga një numër i madh i partive politike, 26 parti politike dhe është një numër i rëndësishëm. Shpresojmë që edhe PD të reflektojë dhe të mbështesë korrektimin kombëtar, pasi kërkesa nuk vjen vetëm nga parti aleate të opozitës, por edhe të PD-së, siç është LSI. Ne nuk e dimë akoma se me përgjigjen e spektrit të djathtë pasi me to po merret Arian Madhi dhe ai nuk është kontaktuar ende me PD. Shpresojmë që në fund të ditës të kemi një konkluzion”, u shpreh Milo. /Start/
2012-04-24 14:57