E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Monumenti i parë në botë për përvjetorin e një ngjarjeje

Qesharake deri në turp. Kështu e ka cilësuar kryesocialisti Edi Rama, projektin për monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë, të miratuar nga komiteti ndërministror. Në një reagim të tij në rrjetin social twitter Rama e quan të pabesueshëm faktin faktin sesi qeveria bën projektin dhe nuk ka gjetur akoma një vend për ta fiksuar.
 

“E padegjuar ne histori: Qeveria ben projekt per nje monument dhe pastaj thote tani te kerkojme per t`i gjetur nje vend!Injorance e papare...
E dyta:Ky do jete monumenti i pare ne bote jo per nje ngjarje po per pervjetorin e nje ngjarjeje,nderkohe qe monumentin e ngjarjes e kemi!
Dhe e treta:Projekti i monumentit paraqitet nga ministri ne qeveri me nje bllok me vizatime ne dore!Unikale edhe kjo,qesharake deri ne turp!” shkruan Rama.
 

Gjatë paradites së sotme, teksa qeveria në mbledhjen e saj i ka dhënë ok monumentit, kryeministri Berisha nuk la pa sulmuar kreun e PS, Edi Rama.

“Bijtë e shqipes do të donin shqipen diku, por le t`ia lënë kryetarit të bashkisë të hapë një konkurs për të bërë një shqiponjë që të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte nuk ngriti asgjë, shpëndau një kartolinë, jo për vlerësimin artistik apo për njohuritë që ka për artin dadaist, po sepse është dadaist në politikë” tha Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›