PS apel mazhorancës: Hiqni moratoriumin e skafeve
PS i bën apel mazhorancës të heqë moratoriumin e skafeve. Duk folur në tryezën për turizmin në qytetin e Durrësit, kryetari Edi Rama e ka cilësuar si një absurditet bllokimin mjeteve lundruese, që sipas tij është pengesë kryesore për zhvillimin e turizmit.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal në potencialet që ofron Shqipëria për zhvillimin e turizmit, cka sipas tij tërheq mijëra pushues vendas e të huaj drejt vendit tonë. Por, duke u ndaluar tek shifrat, kryesocialisti akuzoi institucionet shtetërore se japin të dhëna të pasakta për numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë.
Kreu i PS-së tha se turizmi mbetet një tjetër fushë prioritare, në funksion të një programi për një Rilindje Shqiptare që ka në fokusin e vet punësimin.