Deklarata e pasurisë, milionat e fshehura nga Pango
Gjatë filmimit Pango pretendoi se me Institutin fitonte miliona euro nga projektet ndërkombëtare. Ish-ministri deklaroi në bisedën e filmuar se Institutin e kishte kaluar në emër të mbesës
Habjon Hasani
Tiranë - Nëse ka diçka të sigurt në telenovelën “Pango” është fakti se deklarata e tij pasurore nuk ka asgjë të përbashkët me deklarimet e tij në filmim (të shfaqur të enjten në “Top Story”), ku Pango pretendoi se nëpërmjet këtij instituti merrte projekte prej qindra mijëra eurosh. Në deklaratën e tij të zbardhjes së pasurisë Pango ka nënshkruar një rezervë monetare prej 2 milionë lekësh, të ardhurat nga rroga 2 milionë e 500 mijë lekë në vit si dhe të ardhurat nga shitja e librave (rreth 750 mijë lekë). Instituti nuk gjendet gjëkundi në këtë deklaratë. Nuk figuron fare. Por të paktën nëse u referohesh filmimeve, del se ministri ka dhënë vetë një version jozyrtar dhe informal mbi marrëdhëniet e tij me këtë institut. Në këto filmime zoti Pango i ka deklaruar “punëkërkueses” se donte ta punësonte edhe në Institut, edhe në Ministri. Sipas ish-ministrit, ai ua rezervonte këto lloj punësimesh vetëm të besuarve të vet. Pango ka pretenduar në bisedë se këtë institut e kishte kaluar në emër të mbesës së vet. Drejtuesja e Institutit, zonja Suela Kusi, figuron edhe drejtoreshë e Projekteve në Ministrinë e tij, por edhe pedagoge në Shkencat Sociale. Pra duket qartë se ministri, ndërsa ka pranuar pronësinë “de facto” mbi një institut (që sipas tij thithte qindra mijëra euro donacione nga projektet), vërteton se edhe drejtoresha e tij e projekteve në këtë ministri punon për llogari të këtij instituti.
Dëshmia
“Ideja ishte të ishe këshilltarja ime, me rrogë shumë të mirë, sepse do të ishe e kabinetit. Plus, meqenëse ministrat shkojnë e vijnë, koniunkturat ndryshojnë, unë nuk kam ndër mend të ndryshoj, por për çdo rast lëviz andej, në ndonjë ministri tjetër... nesër, pasnesër... Kuptohet, pas zgjedhjeve, se në këto zgjedhje, deri në shtator, ne këtu jemi. Unë kam një institut dhe po të kishe ardhur, do të të kisha treguar disa gjëra shumë interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra, botime të Institutit, botime ku unë kam pasur të aktivizuar pedagogë dhe studentë të fakultetit... dhe ky institut ka qenë shumë i fuqishëm, ka marrë edhe projekte 100 mijë, 200 mijë euro, 500 mijë euro të Komunitetit Europian, UNDP... dhe gjithmonë ka pasur nevojë për njerëz”, - ka deklaruar Pango gjatë filmimit. Ndërsa pak më vonë ai konfirmon si drejtuese në këtë institut dhe emrin e drejtoreshës së tij të Projekteve në Ministri, zonjës Suela Kusi. “Njërën prej këtyre, që ka punuar në Institut, unë e kam drejtoreshë këtu, edhe e kam nga më të mirat... Është Suela Kuri. Është dhe një tjetër që merret, një Nardi, Nardi”, - ka deklaruar Pango.
Konspiracioni
Pjesa më e fortë e ndoshta më tronditësja e kësaj dëshmie është skema e lidhjes mes Institutit dhe Ministrisë, të cilën vetë Pango e zbërthen në mënyrën më të qartë të mundshme, sigurisht në kushtet kur nuk e dinte se në kopsën e këmishës së bashkëbisedueses së tij ishte montuar një minikamer. ”Dhe ç‘kam bërë? Kam kombinuar që njerëzit më të besuar t‘i kem dhe në Ministri, t‘i kem edhe në Institut. Meqë unë jam në Ministri, quhet konflikt interesi, prandaj them që janë ca gjëra që me dash keq... prandaj doja të flisja në konfidencë. Institutin ia kam kaluar mbesës sime, që ta komandojë ajo si emër, por ndërkohë këta njerëz vazhdojnë punojnë dhe marrin projekte. Duke u angazhuar edhe ti në këtë ekip, e para, këtu e mbaje variantin; e dyta, siguroje edhe një të ardhur tjetër atje, që ishte goxha, ndërkohë që isha edhe unë në plotësimin e stafit”, - ka deklaruar Pango.
Deklarata në “Opinion” Pango: “E njihja që herët gazetaren që më përgjoi” Pse duhet të ekspozonte në shtëpinë tuaj me rroba banje? Pango: Përpara se të ndodhte kjo, kjo vajzë, e cila është shumë e njohur për mua dhe nuk është njohur aty për herë të parë, por ka vite që njihet, ka ardhur dhe më vjen çudi si nuk e ka paraqitur kamera me treçerekun e gjoksit jashtë. Kjo ngjarje është në shtëpi. Fevziu: Një vajzë ju ka kërkuar përmes një rekomandimi të punësohet... Pango: Kjo vajzë, e cila ka kërkuar punë, ka ardhur me ndërhyrjen e Filip Çakulit, i cili njihet me mua prej 30 vjetësh. Me këtë zotëri, që ka paturpësinë të shkatërrojë jetën time, m’u kërkua si nder, e mora parasysh. Kur pashë që notat ishin të mira, i ofrova punë, madje edhe punë plotësuese, që u transmetua sot. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, siç thotë gazetarja e “Top Channel”, që ka qarë. Kësaj vajze i keni kërkuar takim në shtëpi? Pango: Absolutisht. Kjo vajzë nuk i është ofruar punë vetëm në Ministri, por edhe në Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike dhe i është kërkuar që të shkojë atje përpara se të shkoja unë, pasi kishte edhe njerëz të tjerë në Institut që prisnin. Kjo vajzë nuk ka dashur ta interpretojë këtë gjë, e ka mohuar dhe e ka interpretuar sikur unë e kam ftuar në shtëpinë time. Kamera e “Top Channel” ka kapur poshtë “Ylli Pango”, ndërkohë që po të shkonte lart do të shikonte “Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike”. “Vajza X”: Vila e madhe dhe sjellja e tij më frikësoi Çfarë e bënte këtë detyrë të vështirë? Vajza X: Ashtu si e tha edhe kryeredaktori Armir Shkurti, ishte hija e një pushtetari. Denoncime ka pasur edhe herë të tjera, por zoti Pango ishte edhe deputet, edhe ministër, edhe pedagog i njohur prej shumë vitesh. Gjithë stafi ishte i bindur se sjellja e Pangos do të ishte e njëjtë me atë të sjelljes me vajza të tjera. Videoja e Ylli Pangos do të ishte njëlloj sikurse është njohur edhe me femra të tjera, që e kanë denoncuar tek emisioni “Fiks Fare”. Dhe ashtu sikurse ishte sjellë edhe me vajzën, që erdhi e fundit. Por gjithçka na e lehtësoi vetë Ylli Pango. A pate frikë dhe a mendove në ndonjë moment të lije gjithçka, sepse gjërat mund të shkonin deri tek pika e pakthimit për ty në atë situatë të rëndë? Vajza X: Sigurisht, pata frikë, se gjërat mund të shkonin në një pikë pa kthim, duke parë edhe reagimin e tij shumë agresiv. Mendova në një moment pra të lija gjithçka dhe të ikja, por.. Pse nuk e bëre? Vajza X: Ishte pikërisht ajo ana profesionale, ana gazetareske e përfaqësuar deri në fund, ose më mirë, për të goditur fenomenin e shëmtuar. Nëse do t’ju propozohej në rrethana të ngjashme, a do ta bënit sërish këtë? Vajza X: Profesionalisht po. Por personalisht është një gjë e vështirë për ta bërë.
7 Mars 2009