E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata zyrtare/Argita Malltezi: Ju zbuloj pse shpif Mero Baze

“Rezart Taçi nuk ka qenë kurrë klient i studios time ligjore. Sulmet vijnë për shkak se refuzova të bashkëpunoj në transaksionet e shitblerjes së TemA-s, të cilat vinin erë pastrim parash”

Avokatja Argita Malltezi reagoi dje publikisht ndaj një shkrimi baltosës të botuar në të përditshmen “Tema” e cila thotë se ajo ka pasur klient të biznesit të saj këshillim ligjor, biznesmenin Rezart Taçi. Botuesi i saj, i njohur gjerësisht si shpifës dhe trillues ordiner, hodhi në tregun e pisët të tij dhe Edi Ramës një tjetër shpifje dhe një tjetër sulm ndaj familjes së kryeministrit Berisha.
Avokatja Argita Malltezi reagoi ashpër dje ndaj tentativës së fundit të Bazes për të hedhur shashkën e radhës ndaj familjes së kryeministrit.
“Në fletushkën personale ‘Tema’”, pronari dhe gazetari i saj Mero Baze, vijoi me shpifjen e radhës sipas të cilës Rezart Taci ka qenë klient i studios sime ligjore.
 Sqaroj me përgjegjësi të plotë, se Rezart Taçi, në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk ka qenë klient i studios sime. Jam e hapur t’i përgjigjem çdokujt që pretendon se ka prova për të kundërtën”, deklaron Malltezi.
Argita Malltezi vë në pah një fakt që implikon në të, një tentativë të botuesit të “Tema”-s, Mero Baze, për të pastruar.
“E vërteta është, se Mero Baze ka qenë klient i studios sime deri në kohën kur studioja i refuzoi të përpilonte sipas kërkesave të tij, një praktikë për rimarrjen pa shpërblim të gazetës Tema të cilën ai më parë e kishte shitur me një çmim qindra milionësh. Kur ne i bëmë të qartë se një praktikë e tillë binte erë pastrimi parash. Mero Baze vendosi të mos ishte më klient i studios sonë dhe nisi serinë e tij të shpifjeve”, u shpreh më tej Malltezi.
Duke qenë e detyruar të bëjë këtë përgënjeshtrim, avokatja Malltezi, gjen rastin të shprehë keqardhjen e thellë dhe t’i urojë shërim Mero Bazes si dhe të dënojë ashpër dhunën ndaj tij dhe cilitdo gazetari tjetër si një akt absolutisht të papranueshëm dhe që lëndon mbarë shoqërinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›