E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe pas publikimit të shkresave, Edvini mohon pronësinë shtetërore të truallit

Dritan Agolli tenton të fshehë vjedhjen galopante të Edi Ramës në qendër të Tiranës

Administratori i bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, i ka dalë dje në mbrojtje eprorit të tij Edi Rama, pas publikimit të të gjitha detajeve dhe shkresave që lënë të dyshosh se kryesocialisti ka qenë ne dijeni të pronësisë shtetërore të truallit në qendër.
Vetëm një ditë pasi ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, publikoi shkresat e firmosura nga Rama dhe Agolli, në të cilat gjatë një letre drejtuar Avokaturës së Shtetit, konfirmohet se toka në qendër të Tiranës është pronë publike, bashkia përsëri tentoi të bëjë për vete mohimin dhe fshehjen e një tentative madhore vjedhjeje që llogaritet në afro 110 milionë euro. Ajo që duket dhe qesharake është argumenti me të cilin është mbrojtur Agolli, i cili dhe pse në panik, tha se ministri Olldashi ka ngatërruar shkresë.
Një ditë pas publikimit nga ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi të një shkrese zyrtare që tregonte se bashkia pranon pronësinë shtetërore të truallit, sot ka qenë administratori i bashkisë, Dritan Agolli, sipas të cilit, ministri ka ngatërruar shkresën. “Shkresa e bërë publike nga Ministria e Transporteve nuk ka lidhje me pronën që i përket familjes Kika dhe komunitetit mysliman, por me pronën tek lulishtja përballë parlamentit”, tha ai, ndërkohë që vetëm dje është botuar në disa të përditshme e gjithë shkresa që bën fjalë për truallin në qendër të Tiranës.
Kjo kuptohet fare qartë nëse i referohemi edhe njëherë shkresës së cituar nga ministri Olldashi vetëm dy ditë më parë, ku bëhet qartësisht me dije se bëhet fjalë për truallin në qendër.
“Në bazë të kësaj shkrese, thuhet se, ‘Nga verifikimet që u kryen me Hartat Treguese të Pasurisë dhe Librin e Ngastrave rezulton se brenda konturit të pronës së këtij subjekti, bëhet fjalë për familjen Kika, figuron pronë shtetërore publike trotuar e rrugë me nr. Pas. 2/102, 2/9 3, 2/88 trotuar dhe lulishte me nr. Pas 2/89, 2/90, si dhe Dhoma e Tregtisë me nr. pas 2/95’”, tha ministri Olldashi duke lexuar njërën nga shkresat që Edi Rama dhe Dritan Agolli kanë firmosur, duke pranuar pronësinë shtetërore të saj.
Megjithatë, administratori i bashkisë, mund të ishte treguar më i sinqertë nëse dje nuk do të reagonte, për këtë megakorrupsion të mbetur në tentativë nga Edi Rama dhe mafia e ndërtimit. Përpos mos përgatitjes së tij, për të sajuar të tjera “argumente” të pabaza, Agolli tregoi qartë se dje ishte nën silurën e Edvinit dhe një mos reagim i saktë, do të rrezikonte seriozisht pozitat e tyre korruptive. Pavarësisht se askush nuk mund ta paramendojë se shkresat e publikuara dje në media janë të ngatërruara, në një kohë kur vetëm pak rreshta me lart specifikohet qartë se për cilën zonë të kryeqytetit bëhet fjalë.
Vlen për tu theksuar edhe njëherë ndërhyrja në kohë dhe në momentin e duhur të strukturave shtetërore, për ta shpëtuar nga betonizimi atë hapësirë toke, vlera e së cilës llogaritet në 110 milionë euro, të cilat do të përfundonin si, pa parë e pa dëgjuar në xhepat e Edvinit dhe masonëve në bashksië. Kësisoj, e gjithë kjo tymnajë e drejtueseve të bashkisë tregon qartë implikimin e tyre në një pazar të rëndë dhe ekstraligjor, që sigurisht do tu sillte të ardhura të kënaqshme financiare nëse do të vihej në jetë projekti ogurzi.
Në këto momente do të ishte efektshme një lëvizje e shpejtë e organeve të hetimit për këto dhe të tjera tentativa të Edvinit dhe mafies së ndërtimit në bashki.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›