Fakti/Dështon vizita e Ramës në Greqi, nuk e pret kryeministri Papandreu, drejtuesi i Internacionales Socialiste

Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu nuk ka pasur kohë për t’i rezervuar Edi Ramës qoftë edhe një pritje informale në Athinë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dështuar të komunikojë me Kryeministrin e ri të Greqisë dhe drejtuesin e Internacionales Socialiste, nga i cili shpresonte të merrte mbështetje për aksionin e tij të deformuar politik
Vetëm dy jave pas fitores se zgjedhjeve te përgjithshme parlamentare ne Greqi, nga ana e PASOK-ut te drejtuar nga Papandreu dhe dekretimit te qeverise se re socialiste, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka marrë një goditje tjetër të paparashikuar. Ai ka qenë në Athinë gjatë fundjavës për të takuar Kryeministrin e ri të Greqisë Papandreu. Por, Kryeministri i Greqisë nuk ka patur kohë për t’i rezervuar Edi Ramës qoftë edhe një pritje informale në Athinë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dështuar të komunikojë me Kryeministrin e ri të Greqisë dhe anëtarin e Internacionales Socialiste, nga i cili shpresonte të merrte mbështetje për aksionin e tij të deformuar politik, për procesin e ashtuquajtur të transparencës së votimit të 28 qershorit dhe hapjen e kutive të votimit. Edi Rama shoqërohej në këtë vizitë edhe nga disa aleatë të tij që janë duke konsideruar qëndrimin e bojkotit të shpallur nga kreu i Socialistëve shqiptarë. Megjithatë gjasat për të pasur një takim me Papandreun kanë qenë të pakta që në fillim pasi qeveria greke ka pasur të programuar një sërë takimesh të ngjeshura pune me përfaqësues të lartë të biznesit kinez që kërkojnë të privatizojnë portin e Pireut, terminalin e kontenierëve.
Nga ana tjetër, Papandreu përveç arsyeve diploamtike për të mos takuar Edi Ramën ka edhe një tjetër shumë më të besueshme. Edi Rama ishte ai që i premtoi se do të kujdesej për PBDNJ-në dhe se përfaqësimi politik i minoritetit grek në Parlamentin shqiptar garantohej me rreshtimin krah PS-së. Kjo dihet që solli çarjen e thellë mes “Omonias” dhe “PBDNJ-së” dhe shumë thashetheme e reagime për fundin politik të kësaj të fundit. Mospërmbushja e premtimeve paraelektorale që Rama i dha Solisit, Dules dhe disa përfaqësuesve të tjerë të PBDNJ-së solli rrëzimin e gjithë skemës së fitores në zgjedhjet parlamentare dhe dëshpërimin e palës greke bashkë me një pjesë të minoritetit grek në Shqipëri. Edi Rama ka këmbëngulur në aftësinë e sekserëve politikë rreth tij për t’i rregulluar një takim apo shtrëngim duarsh me Kryeministrin e Greqisë që vjen nga radhët e PASOK-ut, por ka mbetur i zhgënjyer. Ai ka shpresuar deri në momentin e fundit tek gënjeshtrat që i kanë thënë servilët që zakonisht mblidhen në kësi rastesh, por ajo që ka ndeshur në Athinë ka qenë një ftohtësi dimërore nga Greqia zyrtare, madje edhe linjat partiake.
Axhenda e Ramës ka pasur argumentet e ndihmës së hapur që rreth 15 deputetë socialiste dhanë për Papandreun në radhët e emigrantëve, kryesisht në veri të Greqisë. Pas dështimit të takimit dhe ftohtësisë së palës greke, Rama u strehua si gjithmonë në një suitë rezidenciale të paguar nga miqtë e tij biznesmenë.
Rama nuk ka guxuar që të takojë as ndonjë përfaqësi emigrantësh siç bën ai në raste të tilla, pasi pati informacione se emigrantët shqiptarë do i kërkonin llogari për sigurinë që ai shprehu para zgjedhjeve se ai do të fitonte zgjedhjet duke u premtuar atyre edhe marrjen automatike të nënshtetësisë greke.