E Diel, 1 Nëntor 2026

Elisabet Tejlor, refuzon operacionin e 101

LOS ANGELOS-“Nuk mund të mbaj më”, kështu shprehet aktorja e njohur me sy lejla, Elisabet Tejlor për operacionin e radhës që i kanë sugjeruar doktorët.
Edhe pse aktorja na ka befasuar me pamjen e freskët të saj në filmat që ka luajtur, Tejlor ka realizuar rreth 100 operacione në trupin e saj. Ndër operacionet që ka kryer 3 janë cezarianë për tu dhënë jetë 3 prej fëmijëve të saj, disa për zemrën, për hemorridet, për kancerin e lëkurës, një operacion për tumorin në tru, 3 për shpinën, gjurin etj.
Duke patur kaq shumë eksperienca me thikat e doktorëve, aktorja i ka bërë të ditur familjes dhe miqve të saj se nuk do të hyjë dhe njëherë në thikë dhe se do ta durojë dhimbjen e qafës, sado e fortë të jetë ajo.

Aktorja në fakt vetëm për 2010 ka shkuar në spital rreth 3 herë për konsulta. Tani ylli I Hollivudit dhe ëndrra e dhjetra meshkujve gjysëm shekulli më parë, ndodhet leviz me një karrige me rrota nën kujdesin e infermierëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›