Deklarata/Meta: Rama, i paqëndrueshëm dhe pa identitet politik
Edi Rama është mjaft i paqëndrueshëm si aleat politik, ndërsa është shumë e vështirë që të përcaktosh identitetin e tij politik. Kështu është shprehur dje gjatë një interviste televizive për “Ora News”, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. I pyetur nëse Rama ishte realisht drejtuesi i së majtës, Meta tha se “Rama është kryetari i Partisë Socialiste që fund të fundit është një nga partitë”. “Për glorifikime të një niveli tjetër mendoj që këto janë do të thosha të tepërta” - deklaroi ai. Ndërsa i pyetur për luajalitetin si aleat politik Meta tha se “është shumë i paqëndrueshëm dhe mendoj që qëndrimi i tij e tregon këtë”. “Mendoj që vërtetë ai është shprehur që, diçka të tillë, që nuk është as i majtë dhe as i djathtë. Se çfarë është zoti Rama unë nuk marr përsipër që t’ua them, se çfarë është ai. Mendoj që nga pikëpamja e profilit të tij politik ka një vakuum dhe një paqartësi shumë të madhe. Si në pikëpamjen e një historie, si nga pikëpamja e një koherence e qendrimeve me të tjerë, kështu që e kam shumë të vështirë që vërtetë t’ju jap një përgjigje. Ndoshta do të më duhej më shumë të mendohesha” - deklaroi ai në lidhje me identitetin politik të kryesocialistit Rama. Duke u ndalur tek debatet e ashpra që shoqërojnë reformën zgjedhore, kreu i LSI-së tha se divorci me Partinë Socialiste nuk mund të shmangej pasi sipas tij “arroganca e lidershipit të PS-së ka qenë skandaloze dhe për mendimin tim mbetet e tillë, nuk po i rikthehem asaj që ka thënë zoti Rama, që ne nuk pranojmë diktatin”. “Ndërkohë që askush nuk ka diktuar, ka kërkuar të funksionojë tavolina, edhe nëse është nënshkruar një marrëveshje për sistemin proporcional të personalizuar”- tha ai. Ai nuk ka përjashtuar bashkëpunimin me ish-kreu e PS-së Fatos Nano në kuadër të koalicionit të ri “E majta për Integrim”. “Unë nuk përjashtoj bashkëpunimin me askënd, nuk jam në lufte me Partinë Socialiste, sepse në fund të fundit unë vetë përfaqësoj një histori nga më të mirat e PS-së dhe jam drejtues i Lëvizjes Socialiste për Intergrim por as edhe me zotin Rama që është kreu aktual i Partisë Socialiste. Është shkelur një kontratë. Unë nuk po them që jemi në shtetin e së drejtës dhe kur shkelet kontrata ka ndëshkime. Por ne kemi bërë një zgjedhje të ndershme, është një zgjedhje e hapur, është zgjedhje e vërtetë, një zgjedhje që në mendojme se e ndihmon edhe te majten per te akomoduar me mire do te thoja planet edhe objektivat e saj per te ardhmen per te gjetur me mire perfaqesimin e saj te vertetë dhe real, por nuk mund te themi se nuk do te bashkepunojme asnjehere. Por edhe sistemi drejt se cilit po synohet është një sistem i cili nuk e bën të domosdoshëm koalicionin mes PS dhe LSI. Kështu që ne gjithë këtë rrugë që do të ndjekim deri në zgjedhje do të kemi më shumë mundësi për të demostruar të gjithë kapacitetin tonë politik programor si edhe fuqine dhe përfaqësimin tonë electoral, dhe keshtu pas 2009 bashkepunimi mbetet i hapur” - deklaroi ai.
Leonard Quku