E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Divorc njëherë e mirë nga listat e hapura zgjedhore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar më në fund në lidhje me debatin e ashpër që ka përfshirë partitë politike përsa i përket reformës zgjedhore. Kreu i ri i saj, Robert Bosch, ndodhej dje për një vizitë në qytetin e Shkodrës prej nga ku deklaroi se sistemi zgjedhor duhet të plotësojë 4 kushte përpara se të miratohet, porse mbi të gjitha ai duhet që të përjashtojë njëherë e mirë listat e hapura zgjedhore. Kërkesë kjo mbi të cilën dy partitë e mëdha kanë qenë që në gjenezë dakord në një kohë që të vegjlit e kundërshtojnë e pikërisht për këtë arsye janë tubuar së bashku duke ushtruar presion për marrjen parasysh të kësaj kërkese. Zoti Bosch ka thënë gjithashtu se OSBE do të jetë dakort me çdo sistem që do të miratohet me konsesusin e të gjitha partive. Por ai ka shtuar se sistemi i ri, si një nga kushtet e vendosura nga organizmat ndërkombëtarë, nuk duhet të jetë “Dushk transparent” që nënkuptohet kur ngulmohet tek aplikimi i listave të hapura zgjedhore. Ndërsa ka dhënë këto deklarata në kryeqendrën e veriut, kreu i OSBE-së në Shqipëri, është shprehur se nuk ka ndonjë preferencë për ndonjë sistem të veçantë. Ndërkohë që ka theksuar se sistemi i ri zgjedhor duhet të jetë patjetër demokratik dhe jo me lista të hapura. Në këtë pikë ambasadori i OSBE në Shqipëri ka qenë mjaft i prerë duke deklaruar se nuk duhet të ketë më lista të hapura në Shqipëri. Vetëm pak ditë më parë një mision i posaçëm i OSBE-ODIHR-it ka zbarkuar në vend duke marrë konktakte të veçanta me përfaëqësues të partive politike. Gjatë një takimit të përbashkët që krerët e partive të vogla kanë zhvilluar me mision u është bërë e qartë refuzimi kategorik për listat e hapura zgjedhore, në një kohë që një rekomandim i tillë është perifrazuar në formën e justifikimit edhe nga përfaqësues të dy partive të mëdha, Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste sa herë janë akuzuar për një pakt të fshehtë mes tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›