E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata/Shkëlzen Berisha: Shqiptarët kuptuan se Rilindja e Edi Rames ka për orator Doshët e Kokëdhimët dhe për skenarist Edi Boshin”

31-05-2013 / Gazeta 55

Djali i Kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha, reagon lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi në drejtim të tij. Në një deklaratë për mediat, Berisha hedh akuza mbi Kryesocialistin Rama dhe kontingjentit të tij të krimit që sipas tij e shoqëronin, ndërsa i cilëson deklarata e tyre si shpifje qe kane marre jo një, por disa here përgjigjen e drejtësisë. “Sot shqiptaret panë fytyrën pa maske te Edi Rames dhe nivelin ku ka degraduar skenari i rilindjes. Rama me platformën e tij akuzo, shpif e moho, buzëqeshte sot ne Shkodër teksa përdorte një kontingjent krimi si dajre per shpifjet e radhës. Ai ripërsëriti ne Shkoder shpifje qe kane marre jo një, por disa here përgjigjen e drejtësisë. Te njëjtin fat do te kenë edhe këto akuza te ambalazhuara nga Rama dhe te mbllaçitura nga goja e ordinerit Tom Boshi, qe Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e njohin si deputeti qe ka diplome universiteti por i mungon ajo e shkollës tete vjeçare. Shpifjeve pa pike e presje, nuk i vunë dot shenje pikësimi, as buzëqeshjet e Rames, i cili ndihet keq dhe humb kontrollin mes studenteve dhe diplomateve, por e gjen veten ngrohte dhe te përmbushur ne shoqërinë e dosheve. Shqiptaret kuptuan sot cila është rilindja e Edi Rames. Një rilindje qe për orator ka Doshet, Kokedhimet dhe skenarist Edi Boshin” shprehet Shkëlzen Berisha. Duke ja lëne përballjen me shpifjet drejtësisë, Berisha fton Kryesocialistin të bëjë transparencën mbi pasuritë në emër të bashkëshortes së tij, mes tyre dhe pallati 5 katësh. “Ftoj Mr 20% – qindëshin qe se bashku me premtimin për t’i falur gjobat bizneseve te Koçove dhe Dosheve, te mbaje premtimin për t’i shpjeguar opinionit se me çfarë parash është ndërtuar pallati 5 katesh i gruas se tij ne sheshin mes pallateve ,apartamentet e shumta ne emër te saj, si dhe sarajet e tij qindra mijëra euro ne malin e Dajtit. Ju jeni politikani i vetëm ne 20 vite qe garoni, duke pasur ne shpine, pallat dhe vile qe kane kushtuar se paku 2 milion euro e për te cilat jo vetëm nuk është paguar asnjë takse por mbi te gjitha u mungon burimi” përfundon ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›