E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/ Në Shkodër Rama konfirmoi se s’i mbajnë më nervat, i kthehet sërish rolit të pacientit

31-05-2013 / Gazeta 55

Shkodra i jep dhimbje koke kreut të Partisë Socialiste. Sa herët Edi Rama shkon në Shkodër del nga binarët e logjikës së shëndoshë duke u përplasur fort me murin e kundërshtarit politike me fyerje të njëpasnjëshme derisa lodhet. “Shqipëria nuk ka shtet. Shqipërinë nuk e merr njeri seriozisht. Na ka bërë qesharak në sytë e botës kjo qeveri, ky kryeministër. Me këtë kryeministër qeshin të gjithë jashtë shtetit dhe fatkeqësisht duke qeshur me të nuk na marrin seriozisht as ne. Prandaj ne duhet të krijojmë shtet”, deklaroi Edi Rama në krah të Tom Doshit. Agresiviteti dhe gjuha vulgare e kreut të opozitës në Shkodër ka tronditur opinionin publik, i cili po kupton se fytyra e politikanit që u bërtet të ftuarve nëpër “toën-hall”-e është fytyra e vërtetë e tij, dhe jo pudrosja pas poker plinteve. Dhunën verbale e ndan shumë pak gjë nga dhuna fizike, nga marrëdhënia e tij me 5 gratë e deritanishme dhe nga regjimi i nënshtrimit dhe zhvatjes që ai mund të vendosë me votuesit. Kjo sjellje të ndihmon të kuptosh fytyrën e vërtetë të liderit të opozitës, e cila s’është ajo e poker pointit që përpiqet ta nxjerrë si babaxhanin që do marrë përsipër punët e shtetit, por e pacientit që ka nevojë për përkujdesje, por larg arealit të punëve shtetërore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›