E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata/Tanush Kaso: Skënder Tufa mashtron, ai s’është as anëtar i Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë

25-10-2012 / Gazeta 55

Kryetari që prej themelimit i Shoqatës së Ish-të Burgosurve Politikë denoncon përvetësimin e emrit të shoqatës nga trafikanti Skënder Tufa, jo veç prej paciptësisë personale e porositjes prej Edi Ramës, por edhe për shkak të heshtjes e bashkëfajësisë së medias. Kaso thotë se çdo i dënuar për prostitucion është i padenjë për të qenë edhe anëtar i ndonjë shoqate të përndjekurish, jo më kryetar a sekretar i saj 

Dy ditë nga mbyllja pa lavdi e grevës 31 ditorë, kryetari i ish-grevës së urisë Skënder Tufa doli në mediat me këmishë të bardhë dhe i rruar mirë për të lexuar një të letër të hapur ku deklaronte se nuk ishte më kriminel.
Sigurisht pas 5 viteve të kaluar në burg për konsumimit të veprës penale të shfrytëzimit të  prostitucionit të organizuar Skënder Tufa dukej i prekur në sedër pse e kanë quajtur kriminel. Mirëpo prej shumë muajsh, por veçanërisht dje, ai konsumoi me dashje dhe një përvetësim të emrit  të Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë, e cila drejtohet që prej themelimit nga Tanush Kaso, kryetar i shoqatës sipas regjistrimit në Gjykatën e Tiranës. Tanush Kaso ka deklaruar se Skënder Tufa nuk ka asnjë lidhje më shoqatën dhe është e pavërtetë se shoqata ka bërë peticione sic deklaron kryetari i ish-grevës së urisë, Tufa.
Gjithashtu shoqata e të burgosurve politikë e drejtuar nga Tanush Kaso është zemëruar shumë për këtë keqpërdorim të emrit të shoqatës dhe po mendon të kërkojë zhdëmtim moral për këtë sjellje të fundit të Skënder Tufës.
Prej muajsh, kryetari i shoqatës së ish-të Burgosurve Politik, Tanush Kaso ka publikuar edhe deklarimet përgënjështruese, duke e cilësuar Skënder Tufën si një njeri të pa përshtatshëm për të qenë jo kryetar, por as anëtar i ndonjë shoqate apo partie, pasi statusi i shoqatës së ish të burgosurve politikë nuk e lejon një të dënuar për “shfrytëzim prostitucioni” të jetë përfaqësues i një prej shtresave më të përvuajtura nga regjimi i mëparshëm komunist (por siç duket, mercenari i Edi Ramës s’e ka për gjë të vjedhë identitetin e shoqatave, për motive shërbimi politik). Përvetësimi publik prej Tufës i emrit të shoqatës së ish të Burgosurve Politik dëften për një sjellje të pakorrigjueshme të këtij individi kundrejt realitetit faktik dhe atij gjyqësor.
Sidoqoftë Skënder Tufa keqpërdori grevën e ashtuquajtur të urisë së një grupi individësh ish të dënuar politikë për motive të dobëta financiare, duke bërë ultimatume qeverisë kinse për të marrë këstet e dëmshpërblimit një ditë përpara rekomandimit të marrjes së Statusit të vendit Kandidat, përndryshe do të flijoheshin me benzinë e zjarr.
Me një protagonizëm të pafre Skënder Tufa hapi dhe mbylli një grevë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë me të njëjtin zell që kërkon Rama ardhjen në pushtet. Fitorja e Tufës ishte djegia publike e dy bashkëpunëtoreve të tij për motive të dobëta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›