Deklarata/Tuneli i Kalimashit përfundon pranverën e ardhshme, shpenzimet shtesë nga avaria, të papërfillshme, sipas bilancit final të investimit
Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve ka konfirmuar dje se tuneli i Kalimashit pritej të hapej në muajin mars, ose më së voni në fund të muajit prill. “Faza e emergjencës ka përfunduar. Po përdorim variantin gjerman dhe austriak për eliminimin e avarisë. Shpenzimet shtesë ende nuk janë bërë publike nga ana e kompanisë, por janë të papërfillshme”, ka thënë një burim zyrtar nga MPPTT-ja. Burimi nuk ka dhënë ndonjë shifër lidhur me koston shtesë, pas shembjes së ndodhur më 5 nëntor, por ka deklaruar se shpenzimet shtesë ishin të papërfillshme dhe s’do të kishin ndonjë ndikim në koston finale të investimit madhor të qeverisë shqiptare.
Deklarimi i muajve mars-prill duket si një afat final, i cili s’mund të afrohet e as të ketë ndonjë stacion ndërmjetës, pasi kompania turke e cila po menazhon punimet në tunelin e Kalimashit, konfirmon se nuk do të pranojë që tuneli të hapet pa u përfunduar plotësisht dhe se muajt mars-prill ishin edhe afatet e prishme.