E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama bën të vetën teorinë e marksizmit, sipas së cilës kriza ekonomike prodhon një revolucion të afërt bolshevik

Kryesocialisti dhe malavitozët e tij u bien kambanave të alarmit për krizë 

Edi Rama u është rikthyer plenumeve me dyer të mbyllura dhe në errësirë totale rreth të vërtetës që ndodh dhe vërtitet në Shqipëri. Në këtë rikthim te e kaluara, Edi Rama, ka bërë të vetën edhe terinë e “klasikëve të marksizëm-leninizmit”, sipas të cilëve, kriza ekonomike, është pragu i revolucionit të proletariatit.
Kësaj ideje të krizës ekonomike,  i ka mëshuar dje me shume forcë Edi rama, ndërsa kishte thirrur Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Në kushtet e një destabiliteti të paprecedentë mendor dhe njëherazi në sajë të një papjekurie politiko-ekonomike, Edvini dhe shpura e tij e malavitëve, përbaltën dje ekonominë e vendit, nëpërmjet një pseudorezolute që thotë se “do të ndihmojë ekonominë shqiptare që të dalë nga kriza”.
Si mundet që një forcë politike e cila prej muajsh të tërë ka investuar për zhytjen e Shqipërisë në krizën më të thellë, por që nuk ia doli, të thotë se jam e gatshme të ndihmoj, në një kohë kur askush nuk ka nevojë për të, porsa kohë ekzistojnë institucionet e specializuara për këtë qëllim dhe një mori ekspertësh të ekonomisë politike? Si mundet që përfaqësuesi kryesor i opozitës, Edvin Rama, që i ka bërë dalje institucionit të debatit demokratik, institucionit ku mund të diskutoheshin fare mirë efektet dhe risqet e krizës financiare globale në Shqipëri, nëpërmjet një plenumi të rëndomtë dhe me përfaqësi thjesht malavitët e tij, tu bjerë kambanave të alarmit për krizë, në një kohë kur ekonomia disponon shëndoshje?
Të tilla zhvillime dhe procese absurde e të pa precedentë mund të sajohen vetëm nga një mendje e sëmurë si ajo e Edvin Ramës dhe klanit të tij mafioz, që me të tilla dalje thjeshtë tentojnë të zhvendosin vëmendjen e opinionit publik nga aferat antiligjore të tyre tek një krizë e paqenë. Në rezolutën e miratuar dje, thuhet shprehimisht se PS është e gatshme, bashkë me ekspertët e saj, të minimizojnë krizën ekonomike që ka përfshirë vendin!
Sipas tyre, të ndrydhur ne pesimizëm me dashje dhe teksa besojnë gënjeshtrën e tyre, viti 2009 po mbyllet me një rritje negative ekonomike, por thellimi i saj do të ndodhë në vitin 2010...
Në fakt, bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave dhe raporteve të FMN-së, ekonomia shqiptare është në gjendje të shëndetshme dhe është e vetmja ekonomi në rajon, Europë dhe botë me rritje pozitive vjetore me kufi maksimal +3 për qind. Investimet infrastrukturore kanë njohur një dimension të ri, investime të cilat i dhanë dominancë qëndrueshmërisë ekonomike, përballë efekteve të kërcënueshëm të krizës globale. Pikërisht ndjekja e kësaj politike është përshëndetur edhe nga FMN. Rritja e pagave dhe pensioneve vijoi dhe parashikohet të vijojë me të njëjtat ritme si katër vite më parë, ndërsa vetëm në korrik të 2010-ës, do të bëhet rritja më e madhe e tyre e bërë ndonjëherë.
Shqipëria, kaloi edhe zgjedhjet parlamentare, të cilat si në çdo vend demokratik kanë shpenzimet e tyre, dhe mund të llogariten jo pak, por në miliona euro. Pavarësisht këtyre, qeveria ia doli që të rrisë jo vetëm pagat dhe pensionet, por edhe të intensifikojë investimet në infrastrukturë në mbarë vendin. Presioni i krizës ekonomike sigurisht që u ndje. Vendet e BE-së kanë ulur ndjeshëm rrogat dhe pensionet dhe një pjesë e cilave i kanë ngrirë ato për muaj të tërë.
Në Shqipëri, nuk është një situatë e tillë. Jo vetëm kaq, por qeveria dhe ministritë e linjës, ia dolën që të ndjekin të njëjtën traditë që nga 2005-a, atë të dhënies të shpërblimit financiar në fund të vitit, pavarësisht nga mundësitë jo shumë adekuate, për efekt të riskut të krizës globale.
Parashikimet e specialistëve të Ministrisë së Financave mbi rritjen ekonomike të Shqipërisë janë realiste. Të gjitha këto të dhëna tregojnë se Shqipëria jo vetëm që nuk ka krizë financiare, por se po shënon dimensione të reja duke u renditur ekonomia kampione jo vetëm në Europë, por edhe në botë.
Ajo që është e pafalshme nga gjithë kjo, është tromaksja e Ramës nga të tilla plenume që vetëm për problematikë të vendit që nuk mund të vendosin. Malavitët më të rrezikshëm dhe dëmtuesit më të madhej të ligjit dhe njëherazi ekonomisë së shtetit, nuk mund të nxjerrin udhëzime dhe apele popullore se Shqipëria është në krizë, porsa kohë ka raporte zyrtare që e hedhin poshtë këtë konstatim të budallallepsur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›