Deklaratat e Ndokës,Meksit dhe Shehit,gazetat pasqyrojnë "Ora e Debatit"
Edhe njëherë tjetër emisioni "Ora e Debatit" ka qenë në qendër të lajmeve që kanë përzgjedhur gazetat për të botuar në faqet kryesore. Një prej gazetave më të medha në vend gazeta "Panorama", i është referuar emisionit, "Ora e Debatit" dhe deklaratave të Aleksandër Meksit e Nard Ndokës.
Titulli që ka përzgjedhur "Panorama" ka të bëjë me deklaratën e Meksit për firmat piramidale."I çova letër Berishës të mbyllte fajdet", është titulli që ka vendosur gazeta "Panorama" duke iu referuar deklaratave të ish-kryeministrit në emisionin e gazetarit, Alfred Peza. Pjese e artikullit të gazetës "Panorama" janë edhe deklaratat e Ndokës për ish-spiunët që janë pjese e listave të kandidatëve për deputet, duke sulmuar personalisht edhe kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli.
Ndërkaq gazetat e tjera kanë botuar sulmet e Ndokës kundër Jozefina Topallit duke ilustruar kështu edhe çarjen e së djathtës. Duke iu referuar deklaratave të Ndokës në emisionin "Ora e Debatit", shtypi i përditshëm ka dalë me tituj që kanë lidhje me akuzat për pranine e ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në listat e kandiatëve për deputet.