Kthehet në Atdhe kontigjenti OMLT “Striking Eagles 1”
TIRANE - U zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes ceremonia e pritjes së kontigjentit trajnues OMLT I, i cili përfundoi misionin e tij në kuadrin e operacionit ISAF të NATO-s në Afganistan.
Gjatë kësaj ceremonie ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi e cilësuan këtë një eveniment të rëndësishëm për ushtrinë shqiptare.
Ky ekip i kombinuar shqiptaro-amerikan, i dërguar në detyrë që në korrik 2011, i përbërë nga 20 oficerë e nënoficerë shqiptarë si dhe nga 12 oficerë dhe nënoficerë amerikanë të Gardës Kombëtare të Neë Jersey, kreu misionin e trajnimit të një Batalion të ushtrisë kombëtare afgane për një periudhë 8-mujore.
Ky kontigjent u zëvendësua në fillim të këtij muaji nga një tjetër kontigjent prej 32 ushtarakësh me të njëjtin mision, atë trajnues.
(er.nu/news24/BalkanWeb)