Anxhelina Zholi, mediat amerikane njoftojnë për ndarje me Bred Pit
Fillimisht u bë e ditur se Bred Pit flinte në një divan. Tani, mediat amerikane njoftojnë në artikujt e tyre, se çifti i përfolur Anxhelina dhe Bred janë ndarë. Në kopertinën e revistës “In Touch”, me shkronja të theksuara shpjegohet edhe ndarja e shtëpisë së tyre gjigande, si dhe fjala e aktorit se nuk ka më kthim mbrapa, ndarja është e paevitueshme, duke pasur parasysh situatën e rënduar të çiftit. Por a shprehet Pit vërtet kështu? Jo. Ajo që po mban situatën pezull mendohet të jetë Anxhelina, për të cilën është e ndërlikuar të largohet nga partneri i saj, veçanërisht pas lindjes së binjakëve. Së fundi, aktorja është vendosur në majë të klasifikimit të “Forbes”, në renditjen e 100 personazheve VIP më të fuqishëm. Ajo ka lënë pas drejtuesen e famshme televizive amerikane Oprah Uinfrei, e cila për këtë vit duhet të kënaqet me vendin e dytë. Zholi ka lënë pas edhe Bredin, i cili renditet në vendin e 9-të.
10 Shtator 2009