E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë per shtyp e zedhenesit te Kryeministrit

Në vazhdim të nismave antikorrupsion të qeverisë si dhe në zbatim të Urdhërit Nr.201, Dt. 16. 12. 2005 të Kryeministrit « Për Nxitjen e Ndërgjegjësimit të Publikut për Pjesëmarrjen në luftën kundër Korrupsionit » janë instaluar dhe janë të gatshme për funksionim dy linja telefonike për denoncimin e korrupsionit nga ana e qytetarëve.

Dy numrat telefonikë pa pagesë janë:

0800 0808
0800 0909

Kryeministri inkurajon të gjithë qytetarët shqiptarë të denoncojnë pa asnjë ngurrim çdo sjellje a praktikë korruptive, të shfaqur në cilëndo formë nga zyrtarët. Nga ana tjetër qytetarët të jenë të sigurtë se asnjë rast, e përsërisim absolutisht asnjë rast nuk do të kalojë pa u shqyrtuar imtësisht, konform ligjit dhe me përgjegjësi maksimale. Ndaj zyrtarëve, për të cilët denoncimet do të rezultojnë të vërteta do të merren masa të menjëhershme administrative deri në proçedim penal dhe përballjen me drejtësinë.

Së fundi shprehim edhe një herë vullnetin tonë të palëkundur në luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe bindjen se aleati më i fortë i qeverisë në luftën ndaj korrupsionit është qytetari shqiptar, i cili na ka votuar për çrrënjosjen e kësaj të keqeje dhe ndaj të cilit qeveria ka angazhimin më të madh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›