Masa parandaluese me ndihmen e Bankes Boterore kunder Gripit të Shpendëve
Në lidhje me çështjen e gripit të shpendëve kryeministri u shpreh ne mbledhjen e qeverise se: "Është jashtëzakonisht e rëndësishme të monitorohen të gjitha ujërat, territori, lagunat jashtë çdo lloj paniku sepse megjithë agresivitetin e kësaj sëmundje, çdo qytetar me respektin më minimal të rregullave mund ti shpëtojë infektimit. Shumë e rëndësishme është që sistemi i monitorimit të funksionojë 24 orë. Megjithëse raste të kësaj semundje nuk ka, cdo informacion që mund të jepet është shumë i çmuar sepse jep mundësi të paralajmërimit.ne rastet kur shpendet jane viktimë e kësaj sëmundje. Banka Botërore ka ofruar një mbështetje të madhe nga granti që u miratua 2 javë më parë në bordin e saj, si dhe Ministria e Shëndetsisë ka detajuar të gjitha nevojat e vendit për tu përballur me sëmundjen në rast se ajo shfaqet. Do të bëhet cdo përpjekje që rastet të kufizohen në maksimum."