E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon ambasadoren amerikane në Tiranë, zonjën Marcie Ries

Kryeministri Sali Berisha ka pritur të martën paradite ambasadoren e SHBA-se në Tiranë, zonjën Marcie Ries, me të cilën diskutoi mbi punën që duhet bërë si në reformat në ushtri, ashtu dhe në funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
Z.Berisha theksoi se antarësimi i Shqipërisë në NATO në zgjerimin e saj të parë të ardhshëm mbetet prioritet i madh i qeverisë dhe se ajo ka vullnet të palëkundur për të përmbushur standartet e nevojshëm për antarësimin në NATO.
Z.Berisha falenderoi ambasadoren amerikane për mbështetjen e qeverisë së saj për aspiratat për antarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut si dhe për akordimin e grantit të Sfidave të Mijëvjeçarit. Ai e informoi gjithashtu zonjën Ries për angazhimin dhe punën e qeverisë për funksionimin e shtetit ligjor, përqendrimin kryesisht në respektimin dhe zbatimin e ligjeve, zbatimin e vendimeve të gjykatave, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, kriminale, informalitetit, ekstralegalitetit dhe piraterisë së pronës intelektuale.
Në lidhje me reformën zgjedhore, kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e hapur ndaj propozimeve të Partisë Socialiste dhe partive të tjera.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›