E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet mbledhjen e Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur të mërkurën zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën dhe ekspozenë që paraqiti në këtë mbledhje Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, z.Soren-Jessen Petersen, si një vlerësim realist dhe objektiv të gjendjes dhe perspektivës së statusit të Kosovës si dhe situatës në rajon.
Kryeministri Berisha përshëndeti gjithashtu edhe ftesën e bërë për kryeministrin e Kosovës, z.Bajram Kosumi për të marrë pjesë në këtë mbledhje.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›