Kryeministri Berisha uron Presidentin e ri te Kosoves, z.Fatmir Sejdiu
Kryeministri Berisha i dergoi nje telegram urimi Presidentit te ri te Kosoves, z.Fatmir Sejdiu te premten pasdite. Mes te tjerash ne telegram thuhet:
"Në emër të qeverisë shqiptare ju dërgoj urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj sot nga Kuvendi i Kosovës në detyrën e lartë të Presidentit të Kosovës.
Unë shpreh bindjen se me votën dhe besimin e tyre ndaj Jush, deputetët kanë zgjedhur për President një garant të sigurtë të një Kosove të lirë dhe një shteti të pavarur të qytetarëve të barabartë para ligjit, pavarësisht nga përkatësia etnike e tyre.
Me votën e tyre, deputetët e Kosovës votuan për vazhdimin dhe konsolidimin e trashëgimisë së shkëlqyer të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova për një Kosovë të zhvilluar, demokratike dhe europiane, faktor paqe e stabiliteti në rajon."