- Deklaratë e Ministrit të Shtetit për Koordinim, Marko Bello Qeveria e Republikës se Shqipërisë, pasi u njoh me raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi të Drejtat e Njeriut pÃ
- Deklaratë e Ministrit të Shtetit për Koordinim, Marko Bello
Qeveria e Republikës se Shqipërisë, pasi u njoh me raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2004, pranon dhe e vlerëson atë si një inkurajim real që i jepet vendit, për të forcuar standartet e te Drejtave te Njeriut, lirinë e shprehjes, te besimit fetar dhe te minoriteteve.
Qeveria i konsideron si qendrime inkurajuese vleresimet ne raport, sipas te cilave te drejtat e njeriut ne Republiken e Shqiperise jane njohur dhe respektuar ne pergjithesi.
Qeveria e konsideron Raportin si nje instrument për të analizuar çdo rast të evidentuar. Ajo mirëpret të gjitha vërejtet dhe shqetesimet e shprehura ne raport, lidhur me rastet e përmendura për tejkalim kompetencash nga autoritetet dhe agjencitë shtetërore, përgjegjëse për respektimin e ligjit dhe njëherësh siguron institucionet dhe partnerët ndërkombëtare, se do të marrë të gjitha masat për të ndëshkuar abuzuesit me detyrën dhe ligjin.
Qeveria vlerëson se ky Raport i vjen në ndihmë institucioneve të shtetit shqiptar për të respektuar në cdo kohe të drejtat kushtetuese, liritë e individit, minoriteteve, lirinë e shprehjes dhe atë fetare, si të drejta universale të një demokracie në konsolidim.
Qeveria shqiptare shpreh bindjen se forcimi i bashkëpunimit dhe besimi reciprok mes institucioneve shtetërore, Organizatave Joqeveritare, komunitetit dhe individit, janë rruga e vetme për të konsoliduar arritjet dhe minimizuar rastet e nderhyrjeve arbitrare dhe abuzimet me të drejtat e njeriut.