Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Pier Carlo Padoan. Kryeministri dhe z.Padoan vlerësuan bashkëpunimin shumë
Kryeministri Fatos Nano priti sot në një takim të veçantë Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Pier Carlo Padoan.
Kryeministri dhe z.Padoan vlerësuan bashkëpunimin shumë të suksesshëmm të Shqipërisë me FMN në vite, për vlerësimin serioz dhe mirënjohës të qeverisë shqiptare për kontributet e Fondit, veçanërisht në reformën strukturore dhe në stabilitetin makroekonomik dhe stimulin e rritjes.
"Me këtë kontribut, prani dhe bashkëpunim me FMN, Shqipëria është e përgatitur për një marrëveshje asociimi me BE dhe për këtë kalim të natyrshëm nga grantet tek kreditë komerciale nepermjet bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare", tha Kryeministri Nano.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se në këtë fazë të re në të cilën ka arritur Shqipëria do të vazhdojë të ketë një bashkëpunim edhe më interaktiv midis FMN dhe Shqipërisë, për të konsoliduar kapacitet menaxheriale, për të paraqitur realisht kredibilitetin e rritur të vendit në marrëdhënie me banka, kompani globale, institucione financiare dhe agjenci të tjera të zhvillimit dhe për të konsoliduar perspektivën e integrimit europian të vendit me një strategji, ku roli dhe kontributi i FMN zëvendësohen natyrshëm me atë të institucioneve të Bashkimit Europian.
Kryeministri Nano shprehu vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për vazhdimin e reformave, zbatimin e tyre dhe krijimin e rezultateve të prekshme për të krijuar një sistem solid dhe funksional, sipas standarteve. Në këtë funksion, z.Nano vlerësoi gjithashtu vazhdimin e një programi tre-vjeçar, i cili do të adresojë dhe garantojë procesin e mëtejshëm në negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit te Shqiperise me BE.
I pyetur nga gazetarët, pas takimit me Kryeministrin Nano, në lidhje me çështjet e diskutuara në takim, z.Padoan tha:
Ne bëmë një vlerësim të gjithanshëm të marrëdhënieve të deritanishme mes Qeverisë shqiptare dhe FMN. Këto marrëdhënie janë shumë të mira. Shqipëria po bën një progres shumë të mirë duke ndjekur programin e përcaktuar, si dhe do të ketë bisedime për programin në të ardhmen. Shqipëria ka bërë përparime shumë të mëdha në institucionet ekonomike dhe në performancën e saj ekonomike. Ne ramë dakort që qëllimi final është përgatitja për një pjesëmarrje të plotë në procesin e integrimit europian dhe në këtë pikë marrëdhëniet me Fondin janë proaktive dhe shumë pozitive.
Pyetje:Çfarë do të diskutoni për Shqipërinë në takimin e Bordit të FMN që do të mbahet pas disa ditësh?
Takimi i Bordit të FMN që do të zhvillohet të hënën, do të diskutojë vlerësimet për Artikullin 4, që është edhe detyra e analizimit, që çdo vend anëtar i Fondit e ndërmerr, si dhe një vlerësim i hapur i marrëdhënieve të deritanishme me FMN, që ka pasur Shqipëria. Raporti i stafit i është shpërndarë tashmë anëtarëve të Bordit dhe sikurse thashë vlerësimi që Bordi do të diskutojë është shumë pozitiv. Dhe unë po pres diskutime shumë pozitive me kolegët e mi anëtarë të Bordit në Uashington.