E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Drejtorin rajonal për vendet e Europës Juglindore të Kompanisë Konsulente "Mc.Kensey", z. Ulrich Frincke dhe përfaqësues të tjerÃ

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Drejtorin rajonal për vendet e Europës Juglindore të Kompanisë Konsulente "Mc.Kensey", z. Ulrich Frincke dhe përfaqësues të tjerë të kësaj kompanie lider në konsulencën menaxheriale.

Në takim u diskutua për mundësitë reale e të favorshme që ofron sot Shqipëria për thithjen e investimeve të huaja, si dhe hapësirat për bashkëpunim me Kompaninë "Mc.Kensey", në funksion të rritjes së investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

Perfaqesuesit e Kompanise konsulente "Mc.Kensey" vleresuan progresin e dukshem te vendit ne vitet e fundit dhe standartet e arritura qe mundesojne thithjen e investimeve te huaja ne Shqiperi.

Bashkëbiseduesit në këtë takim theksuan se tashmë imazhi ndërkombëtar për Shqipërinë ka ndryshuar dhe këtë e tregojne investime te rendesishme qe jane bere nga investitore strategjike. Kryeministri Nano vuri në dukje se thithja e investimeve ne huaja per vendin mbetet një sfidë e rëndësishme për Oeverinë Shqiptare, si mundësi thelbesore per rritje ekonomike te qendrueshme dhe mireqenie.

Duke u ndalur ne fusha konkrete për investimet, Kryeministri Nano dhe përfaqesuesit e Kompanisë konsulente "Mc.Kensey" vlerësuan me interes konsulencën për investimet ne infrastrukture, industri, etj

"Ne kemi eksperiencë në fushën e investimeve dhe synimi ynë kryesor është të shohim efikasitetin në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, duke e krahasuar këtë me rajonin, të zgjedhim ata sektorë ku Shqipëria ka tashmë epërsi konkuruese dhe bazuar në këtë, të mundësojmë takime të përbashkëta me drejtuesit e këtyre sektoreve, duke ndihmuar që Shqipëria të arrijë më shumë investime të huaja private", u shpreh Drejtori rajonal për vendet e Europës Juglindore i Kompanisë Konsulente "Mc.Kensey", z. Frincke.

Në këtë funksion, përfaqësuesit e Kompanisë "Mc.Kensey" theksuan se kjo kompani do te kontribuoje per zhvillimin e nje Strategjie "Country Strategy", e cila do te sjelle nje rritje te investimeve te huaja direkte ne Shqiperi, me shume se 300 milion USD ne vit, si dhe do të analizojë pozicionin ekonomik dhe konkurues te Shqiperise sipas sektoreve.

Kryeministri Nano vlerësoi se tashmë standartet e vendit sjellin domosdoshmërinë për konsulencën e Kompanive si "Mc.Kensey" dhe zhvillimin e nje strategjie, me qellim rritjen e investimeve te huaja direkte në vend.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›