Deklaratë e Zëdhënëses së Kryeministrit, Znj. Juela Meçani
Në shtypin e sotëm, disa të përditshme të kontrolluara nga opozita, dolën me titujt sipas të cilëve Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha ka thënë dje, gjatë konferencës për shtyp, ku bëri bilancin e 7 mujorit të qeverisjes, se do të dënohen apo do të gjobiten ata që nuk votojnë.
Një deklaratë e tillë nuk është bërë nga Kryeministri Berisha në asnjë rast, e vetmja deklaratë e bërë nga Kryeministri Berisha dje ka qenë mbi pajisjen e qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet elektronike.
Çdo variant i këtyre të përditshmeve mbi deklaratat e Kryeministrit Berisha është një trillim fund e krye.
Edhe pse në disa vende demokratike përdoret dhe zbatohet votimi i detyruar, Kryeministri Berisha as nuk e ka deklaruar dhe as nuk do të deklarojë diçka të tillë.