E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve i jane bashkuar sot fëmijeve kryeqytetas dhe ata të ardhur nga rrethe të ndryshme tÃ

Kryeministri Fatos Nano i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve i jane bashkuar sot fëmijeve kryeqytetas dhe ata të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, ne festën e 1 Qershorit.

Kryeministri Nano ka ndjekur nga afër festimet e organizuara me rastin e ditës së fëmijëve përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", ku fëmijët kishin përgatitur koncerte me këngë e valle si dhe kishin paraqitur punimet e tyre në pikturë. Në këtë festë nuk kanë munguar as aktorët e vegjël, të cilët kanë debutuar pjesë të ndryshme teatrale. Më pas Kryeministri Nano është ndalur pranë Parlamentit Rinor të vendosur perpara selise te Kryeministrise, ku ka asistuar në një mbledhje të fëmijëve.

Kjo paradite e festës së fëmijëve 1 Qershori është zhvendosur më tej në ambjentet e Kryeministrisë, ku një grup i Parlamentit Rinor të përbërë nga anëtarët më të vegjël me ftesen e Kryeministrit kanë vizituar zyrën e punës së zotit Nano dhe më pas janë ulur sëbashku në sallën ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë. Nën një atmosferë të ngrohtë ata diskutuan sëbashku duke improvizuar edhe një mbledhje qeverie.

Zoti Nano u shpreh me shumë kënaqësi për Konventën e Fëmijëve dhe për diskutimin sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët. Me këtë rast Parlamenti Rinor i ka dhuruar Kryeministrit një Konventë me firmat e secilit prej fëmijëve pjesëmarrës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›