Deklaratë për shtyp
Kryeministri Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe agresionin ndaj gazetarit të gazetës “Albania”, Luan Kondi. Kryeministri Berisha e cilëson agresionin si një akt të shëmtuar kriminal dhe u ka kërkuar organeve kompetente gjetjen dhe vënien përpara ligjit të agresorit për aktin e tij të rëndë.
20/12/2008