Deklaratë për shtyp e Kryeministrit Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha përshëndet vendimet e djeshme të Këshillit Europian, si dhe deklaratat e Presidentit të Republikës Franceze Nicholas Sarkozy për Kosovën, si akte të një rëndësie themelore për paqen, stabilitetin e qëndrueshëm dhe afatgjatë, si dhe të ardhmen europiane të rajonit.
Kryeministri thekson se qeveria shqiptare është e gatshme të bashkërendojë përpjekjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për të dhënë ndihmesën e saj në suksesin e këtij proçesi.