Kryeministri Sali Berisha i shpreh ngushëllimet familjes së minatorit Sami Doga
Kryeministri Sali Berisha i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen tragjike të të ndjerit Sami Doga.
“Vdekja tragjike e bashkëshortit, prindit dhe njeriut tuaj më të dashur më ka hidhëruar dhe prekur thellësisht. Në emër të qeverisë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ju familjarëve, të gjithë të afërmve dhe miqve që ju gjinden pranë në këto momente hidhërimi. Lutem së bashku me ju që shpirti i Samiut të gjejë paqen e merituar, kurse ju forcën për të përballuar këtë humbje të pakonceptueshme."
Ngushëllime të sinqerta,
Sali Berisha