E Diel, 1 Nëntor 2026

di-font-style: normal">- Kryeministri: “Qeveria do të rrisë në mënyrë thelbësore buxhetin për Institutin dhe shkollën e restaurimit, për arkeologjinë

- Kryeministri:  “Qeveria do të rrisë në mënyrë thelbësore buxhetin për Institutin dhe shkollën e restaurimit, për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në tërësi.”

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango, përuroi sot në mbrëmje mjediset e reja të punës të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe shkollës së restaurimit të monumenteve. Duke përshëndetur punonjësit e tij, arkeologë, restauratorë, arkitektë, Kryeministri e konsideroi këtë Institut “një institucion jetik për trashëgiminë kulturore të kombit e trevave shqiptare.”

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri theksoi se vlerat kulturore dhe trashëgimia jonë historike janë ndër më të pasurat e të mëdhatë. “Pasuritë dhe trashëgimia jonë historike dhe kulturore është ndër më të pasurat dhe ndër më të mëdhatë. Ajo është njëkohësisht një nga pasaportat më të shkëlqyera të kombit tonë në procesin e afrimit dhe integrimit me kombet e tjera të zhvilluara të Europës”, tha Kryeministri.

Kryeministri vlerësoi të rëndësishme për ruajtjen e kësaj pasurie funksionimin pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës të shkollës së restauratorëve. Ai i shprehu falënderimet e përzemërta qeverisë italiane për fondin e dhënë për ngritjen e kësaj shkolle dhe mbështetjen që i jep të gjithë kuadrit të ruajtjes së vlerave kulturore të vendit.

Duke vlerësuar traditën e shkëlqyer të këtij Instituti dhe të restauratorëve shqiptarë të të gjitha fushave, Kryeministri siguroi se qeveria do të rrisë buxhetin për Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe në tërësi për trashëgiminë kulturore shqiptare.

“Unë zotohem se qeveria do të rrisë në mënyrë thelbësore buxhetin për Institutin dhe shkollën e restaurimit, për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në tërësi. Përveç konservimit të vlerave të pallogaritshme, duhet të mendojmë që një pjesë e të ardhurave të mëdha që krijon trashëgimia kulturore, të rikthehet në konservimin, mbajtjen dhe restaurimin e këtyre vlerave,” theksoi Kryeministri.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm edhe anëtarë të qeverisë, personalitete të jetës kulturore, artistike, arkeologë e arkitektë të njohur etj..

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›