E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë për shtyp e Ministres së Integrimit dhe Zëdhënëses së Qeverisë.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë përshëndet qytetarët e Kosovës, forcat politike,autoritetet ndërkombëtare dhe vëzhguesit e huaj për procesin zgjedhor të datës 17 Nëntor 2007.

Qeveria shpreh bindjen se ky proces me maturinë dhe qetësinë që e karakterizoi, dëshmoi se qytetarët e Kosovës qëndrojnë në lartësine e idealeve të tyre demokratike. Qytetarët kosovarë votuan në zgjedhjet e 17 nëntorit për ndërtimin e institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe pavarësine e vendit të tyre.

Duke uruar fituesit e këtyre zgjedhjeve, qeveria shqiptare është e bindur se në to nuk ka patur dhe nuk ka të humbur, pasi këto zgjedhje janë zgjedhjet e pavarësisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë  shpreh gadishmërine dhe vendosmërinë e saj për një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë që do të dalë nga këto zgjedhje, në interes të paqes, stabilitetit, integrimit rajonal, europian dhe euro-atlantik të vendeve tona."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›