Deklaratë për shtyp e Zëdhënëses së Kryeministrit, Znj. Juela Meçani
Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, duke komentuar ditën e zgjedhjeve në Kosovë, në mbyllje të procesit të votimit deklaron se sot qytetarët e Kosovës, me një votim të përgjithshëm për autoritetet qendrore dhe vendore, votuan, duke dëshmuar përpara Kosovës dhe mbarë Europës funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, maturinë demokratike të saj, vullnetin e pandryshuar të shqiptarëve të Kosovës për një Kosovë të lire, demokratike, të pavarur dhe të integruar në NATO dhe Bashkimin Europian.
Me këtë rast Kryeministri Berisha përshëndet të gjithë zgjedhësit e Kosovës për mënyrën dinjitoze në zhvillimin e procesit zgjedhor, përshëndet forcat politike të Kosovës, të cilat me fushatën e tyre të qytetëruar i paraprinë zhvillimit kulmor të sotëm të procesit të votimit.
Me këtë proces ka vetëm të fituar. Ka fituar Kosova, ka fituar demokracia, shteti ligjor i Kosovës, kanë fituar të gjithë qytetarët e saj.