Kryeministri Berisha përgëzon fitoren e PDK në zgjedhjet në Kosovë
Kryeministri Berisha i telefonoi sot Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Hashim Thaçi per ta përgëzuar atë për fitoren që Partia Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e tij arriti në zgjedhjet e 17 Nëntorit në Kosovë.
Kryeministri Berisha, gjatë kësaj bisede telefonike, theksoi se qytetarët e Kosovës, me votën e tyre, vlerësuan alternativën e Partisë Demokratike të Kosovës si alternativën më të mirë. Më tej Kryeministri Berisha shprehu dëshirën që të takohet sa më afër me z.Thaçi.
Nga ana e tij, z.Hashim Thaçi e falenderoi Kryeministrin Berisha për urimet e sinqerta si dhe konfirmoi gatishmërinë e tij për një bashkëpunim të ngushtë dhe një takim të afërt me Kryeministrin e Shqipërisë, z.Sali Berisha.