Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryetarit të komunës së Paskuqanit, Jashar Hoxha
Kryeministri Berisha njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike bëri sot një vizitë në familjen e të ndjerit Jashar Hoxha, kryetar i komunës së Paskuqanit, i cili u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.
Kryeministri shprehu ngushëllimet e tij të thella për këtë humbje të madhe.
Jashar Hoxha, u shpreh Kryeministri, ishte prind shembullor, veprimtar i palodhur i Partisë Demokratike që në themelimin e saj, qeveritar vendor i përkushtuar dhe i vendosur, i cili u ka lënë një emër të mirë dhe me nder jo vetëm familjarëve të tij, por të gjithë banorëve të Paskuqanit.