-Deklaratë për shtyp e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle- Sot, në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Ministrave, sapo miratoi projektligjin "Për legalizimin e zonave informale".
-Deklaratë për shtyp e Zëvendëskryeministrit Namik Dokle-
Sot, në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Ministrave, sapo miratoi projektligjin "Për legalizimin e zonave informale".
Ky projektligj angazhim politik i maxhoranxes qeverisese konceptohet si një instrument legal i domosdoshëm për procesin e urbanizimit dhe legalizimit të këtyre qendrave dhe ka pikësynim final integrimin e zonave perkatese në rrjetin urban kombëtar dhe zhvillimin e infrastrukturës së tyre dhe si rredhim përmirësimin e kushteve të jetesës.
Vendimarrja e sotme e qeverisë ka ardhur pas një procesi intensiv diskutimi dhe analize, me të gjithë faktorët e përfshirë në këtë proces, në nivel qendror dhe lokal etj.
Përcaktimi i zonave informale bëhet nga Këshilli i Rregullimit te Territorit të Republikës, i cili gjithashtu do të vendosë kryerjen ose rishikimin e studimeve urbanistike të këtyre zonave dhe do të autorizojë fillimin e legalizimit të tyre.
Realizimi i procesit të legalizimit do të bëhet përmes vetdeklarimit nga ana e qytetarëvet të ndërtimit pa leje dhe territorit të zënë nga ndërtimi dhe dokumentacionit sipas një formulari të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për një periudhë të caktuar ne ligj pas miratimit të studimit urbanistik.
Projektligji përcakton etapat e veprimit, si dhe i jep zgjidhje në veçanti problemeve të pronësisë në zonat informale.
Në këtë drejtim, në projektligj rregullohet shitja e pronës shtetërore ashtu dhe private duke iu referuar vlerësimit që parashikohet në ligjin për shpronësimet publike dhe akteve nënligjore.
Kjo çështje është zgjidhur në variantin përfundimtar të miratuar sot, sipas së cilës pronari i truallit kompesohet në bazë të ligjit për kthimin dhe kompesimin e tokave nëse nuk realizohet një kontratë shitblerjeje midis dy paleve. Pra shteti do të ndërhyj me mekanizat e vet ligjor për të zgjidhur këtë çështje, e cila ka qenë më parë objekt kontestimi.
Gjithashtu kjo shitje do t'i bëhet ndërtuesit të objektit pa leje me statusin e ri që do të marrë sipërfaqja e zënë në momentin e legalizimit.
Efektet e këtij ligji do të shtrihen deri tek ata shtetas të cilët kanë përfunduar ndërtimet pa leje brenda territorit të zonës informale deri në çastin e hyrjes në fuqi të ligjit.
Këshilli Ministrave me këtë rast rikonfirmon edhe njëherë angazhimin për zhvillimin dhe urbanizimin e këtyre zonave, e cila siç dhe përmenda më lart do të ndikoj drejtpërdrejt me përmirësimin e jetesës dhe urbanizimin sipas standarteve bashkëkohore.