E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite Kryeministri Fatos Nano pati një bisedë telefonike me Presidentin e sapozgjedhur të Federatës së Republikës së Austrisë, zotin Heinz Fisher. Pasi i shprehu urimet me rastin e

Sot paradite Kryeministri Fatos Nano pati një bisedë telefonike me Presidentin e sapozgjedhur të Federatës së Republikës së Austrisë, zotin Heinz Fisher.

Pasi i shprehu urimet me rastin e zgjedhjes, Kryeministri Fatos Nano shprehu besimin se miqësia tradicionale mes dy vendeve tona do të vazhdojë të njohë rritje veçanërisht në kuadër të zhvillimit të vrullshëm të marrëdhenieve politike mes dy vendeve dhe atyre ekonomike. Blerja e Bankës së Kursimeve nga gjigandi Raiffaizen, -tha Kryeministri Fatos Nano-, është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

Nga ana e vet, Presidenti Fisher e siguroi Kryeministrin Fatos Nano se Austria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në proceset integruese. "Personalisht, -u shpreh ai ndër të tjera-, hyj në radhët e atyre personaliteteve që e mbështesin me force zgjerimin e BE-së dhe nesër do të kemi një festë të përbashkët, që do të vazhdojë edhe më tej me anëtarësimin e vendeve te tjera, ku bën pjesë edhe Shqipëria".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›