E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh urimi Zotit Branko Cervenkovski, në të cilin e uron për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në Maqedoni. Në këtë me

Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh urimi Zotit Branko Cervenkovski, në të cilin e uron për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në Maqedoni.

Në këtë mesazh, Kryeministri Fatos Nano shprehet:

"Kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim personal dhe të qeverisë që unë drejtoj, t'Ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen tuaj në detyrën e Presidentit".

Më tej, Kryeministri Nano ka shprehur bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia do te vazhdojne edhe ne te ardhmen bashkëpunimin për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit, paqes, zhvillimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike të të dy vendeve dhe te krejt rajonit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›