Deklaratë për shtyp e zëdhënëses së Kryeministrit, zonja Juela Meçani
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr.Sali Berisha përshëndet Rezolutën e Senatit Amerikan për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, në Samitin e ardhshëm, si një mbështetje të madhe dhe inkurajim që ligjvënësit amerikanë i japin Shqipërisë, shqiptarëve dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare për finalizimin e anëtarësimit të plotë të vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Me këtë rast, Kryeministri Berisha siguron shqiptarët se qeveria e Tij do të përmbushë me seriozitetin më të madh të gjitha detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në NATO.