E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarimi i pasurive, PD-PS konsensus per ndryshimet ligjore Rozeta Rapushi

Pozita dhe opozita bashkohen ne shtrengimin e masave me ligj per zyrtaret qe fshehin pasurine apo kane konflikt interesi me punen e tyre. Ne menyre unanime, anetaret e Komisionit Parlamentar te Integrimit miratuan dje ndryshimet ne ligjin per kontrollin e pasurive dhe konfliktin e interesave, por kjo nuk ndaloi debatet e ashpra mes tyre. Keshtu, ne menyre unanime, ligjvenesit vendosen qe te shtohet ne ligj, si shpenzim i deklarueshem, pra per t’u deklaruar nga zyrtaret, ajo çka ata paguajne per arsim, mjekim shendetesor, pushime, arredim si dhe te tjera shpenzime te ketij lloji. Po keshtu, me konsensus u ra dakord qe te gjitha subjektet qe mbartin detyrimin per deklarim, sipas ketij ligji, duhet te deklarojne para fillimit te punes, te gjitha pasurite e grumbulluara, detyrimet financiare, si dhe angazhimet ne veprimtari private, me qellim fitimi ose çdo lloj veprimtarie qe krijon te ardhura, qe ekzistojne ne daten e fillimit te punes, perfshire çdo lloj te ardhure te krijuar nga keto angazhime ose veprimtari, nga data 1 janar deri ne daten e fillimit te punes te vitit te deklarimit. Nga ana tjeter, projekt-amendamentet e paraqitura nga Inspektorati i Larte synojne ne menyre specifike ne forcimin e dy mekanizmave ligjore, si vendosjen para pergjegjesise ligjore te familjareve te zyrtareve per raste te “refuzimit per deklarim” ose te “fshehjes se pasurise”, si dhe perfshirjen e zerit “shpenzime te deklarueshme” ne detyrimin e subjekteve per deklarim periodik”. Nga ana tjeter, rishikim pesojne edhe gjobat ndaj zyrtareve qe nuk deklarojne apo mashtrojne per pasurine e tyre. Keshtu, per mosdeklarim periodik apo me kerkese, ne afat dhe pa shkaqe te arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me te, qe mbart detyrimin per deklarim, denohet me gjobe nga 50.000 – 100.000 leke. Me te njejten vlere gjobiten edhe kur nuk jepen te dhenat e kerkuara nga Inspektorati i Larte, personat pergjegjes te institucioneve publike dhe private. “Kur ekspertet refuzojne kryerjen e ekspertimit ose kur ata nuk paraqiten, pa shkaqe te arsyeshme, per kryerjen e ekspertimit, gjobiten nga 100.000 – 200.000 leke. Vendosja e gjobave, shkaktoi jo pak debate ne komision. Ndonese dakord, socialistet u ankuan se gjobat jane ende te uleta per zyrtaret. “Mos ia kini merakun as politikaneve, as gjyqtareve, as ministrave, ke te doni ju, subjekti deklarues, se rrogen e ka te vogel dhe gjoba nuk duhet te jete e madhe. Se po te ishte se te korruptuarit do te jetonin vetem me rrogen nuk kishte korrupsion. Dhe ajo qe nuk deklarohet nuk eshte paga”, - u shpreh deputeti socialist, Taulant Balla. Debati u postua menjehere edhe tek çeshtja e kufizimit te imunitetit, nisme te cilen PS ende nuk e ka votuar. “Ne e kemi dorezuar vete imunitetin Taulant, ty ta kane hequr”, - u shpreh demokrati Sherefedin Shehu. Ndersa kryetari i komisionit, Ditmir Bushati, tha se masat ndeshkuese ndaj zyrtareve “mashtrues” duhet te jene me te medha. “Po i bej thirrje publike kryeinspektorit qe mjafton te shkoje ne Shtefanplatz fundjavave dhe do te shohe çerekun e gjykatesve shqiptare, apo treçerekun e politikaneve, marka makinash qe jane te vitit 2011, apo 2012, te deklaruar me nje shifer totalisht te ndryshme nga ajo qe eshte vlera e tregut”, - denoncoi Bushati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›