Tanush Mulleti: Në Francë, Enver Hoxha ishte mik i afërt i Qazim Mulletit
Në vijim të rrëfimit të çuditshëm të vetë nipit të ish- kryebashkiakut dhe prefektit historik të kryeqytetit të viteve të luftës, Qazim Mulletit, zbardhen momentet më interesante të historisë së burrave të rëndësishëm të Shqipërisë.
- Tanush Mulleti, tregon momentet e pabesueshme, kur xhaxhai i tij, Qazimi, u la i lirë nga burgjet austriake ku kishte hyrë për atentatin që kishte bërë mbi mbretin e vendit të tij, Ahmet Zogun.
- Largimi i menjëhershëm në Paris, ku u takua me vëllain e tij student, me të cilin hapën një restorant ushqimor shumë afër kullës Eifel, që u bë qendra e shqiptarëve në emigracion.
- Si takoi komunistët e komiterrnit, Zai Fundon me shokë, të cilët u bënë miqtë e përhershëm të lokalit dhe organizatës së emigrantëve që ai drejtonte.
- Shoqëria me vrasësin e Rasputinit të famshëm të Rusisë, i cili kishte qenë njeriu më i afërt i të shoqes së carit.
- Porosia e Qazim Mulletit, - i cili për pak kohë do të bëhej njeriu i famshëm i Shqipërisë, për vetë detyrat që do t'i afroheshin pas largimit të Zogut, - që studentët shqiptarë pa mundësi mbijetese, të mund të ushqeheshin falas në restorantin e tij.
- Takimi me Enver Hoxhën, që kishte shkuar për studime, i cili ishte shoku i ngushtë i vëllait të tij, Hysni Mulletit, dhe që ishte mysafiri i rregullt i lokalit të tyre.
- Për herë të parë, mësohen problemet që Enver Hoxha ka pasur me policinë franceze, e cila në shumë raste ka thërritur në rajon për t'i kërkuar llogari, vetë Qazim Mulletin, si kryetar i shoqatës së emigrantëve shqiptarë.
(Vijon nga numri i kaluar )
Zoti Tanush, deri më tani folëm hollësisht mbi atentatin tragjik që iu bë mbretit Zog në Vjenë në shkurtin e vitit 1931, ku siç e pamë dhe nga dokumentet e kohës, paska qenë një atentat që jo vetëm i kushtoi jetën njeriut më besnik të Zogut dhe oficerit të gardës mbretërore, Llesh Topallajt, por ai atentat ka tronditur mbarë kancelaritë europiane, aq sa në atë kohë është cilësuar si ngjarja më e rëndë që kishte ndodhur ndonjëherë në Europë. Si vijoi jeta e Qazim Mulletit pas kësaj?
Ju fola mes të tjerash, që në atë atentat ishte pjesëmarrës me armë në dorë dhe vetë Qazim Mulleti, i cili kishte kohë që ishte ndarë kryekëput me ish-mikun e tij të hershëm, Ahmet Zogun. Ata ishin burra që për çështjet patriotike nuk falnin kënd, aq sa siç ju shpjegova, vendosën që të masakronin dhe veten dhe të rrinin pa u martuar vetëm për çështje të Shqipërisë. Pas atentatit, siç jua përshkrova ngjarjen, u arrestuan menjëherë dy atentatorët kryesorë, Azis Çami dhe Ndok Gjeloshi, që rasti e solli që të merrnin pjesë direkt në atentat, për vetë faktin se Zogu doli pikërisht nga dera ku ata kishin zënë pusin. Pas kësaj, nuk do të kalonin as 24 orë dhe prangat do të hidheshin dhe mbi Qazim Mulletin. Dënimet do të ishin relative. Dy të parët do të dënoheshin me dy vjet burgim të rëndë, që do të thoshte se do të ushqeheshin vetëm me bukë dhe ujë, ndërsa Qazim Mulletin do ta dënonin me gjashtë muaj burgim të tillë, si bashkëpunëtor në atentat.
Pas gjashtë muajsh, doli?
Në kohën që Qazimi vuante dënimin për atentatin ndaj Ahmet Zogut, në Tiranë u zhvilluan sërish gjyqet ndaj tyre për të bërë sërish ridënimet, për faktin se tashmë ishte hedhur Zogu në ofensivë. Këtu, jo vetëm ata të tre që ishin pjesëmarrës drejtpërsëdrejti, por një listë e gjatë me Hasan Prishtinën në krye, mes tyre natyrisht edhe Qazim Mulleti, u dënuan me vdekje. Por ndërkaq, dora gjyqësore nuk u ndal vetëm te ata personalisht por, Zogu dënoi edhe vetë familjarët e tyre, të cilët as që kishin të bënin fare me atentatin. Në këtë mënyrë, Qazimit i dënoi vëllain, Hysniun dhe tim atë, Hakiun.
Sa i dënoi?
Hysniun, që kishte qenë në Francë dhe që s'e kishte pasur fare idenë për atentatin, e dënoi me vdekje, ndërkohë që tim atë, Hakiun, e dënoi me dy vjet burg, të cilin e kreu në Kalanë e Gjirokastrës. Hysniu më mbrapa ka rihapur gjyq nëpërmjet avokatit të vetë dhe ka fituar pafajësinë. Pas kësaj sekuestruan të gjitha pronat e fisit Mulleti.
Konkretisht?
Konkretisht, siç jua thashë edhe herën e parë, ai na ka sekuestruar me komision të gjithë kodrën që quhej 'Kodra e Mulletit' dhe që ndodhet pikërisht ku sot është Pallati i Brigadave. Pretendimi ishte se do të bëhej një shtëpi e vogël për mbretin. Në fakt, në sekuestrimin që unë po jua vë në dispozicion për opinionin e gjerë, është shënuar që do të prishet shtëpia prej 500 metrash katrorë që është pronë e Mulletëve dhe do të ndërtohet shtëpia e mbretit Zog. Atëherë është thënë se do të ndërtohej një shtëpi e vogël dhe jo një pallat i shtrirë në një sipërfaqe dhe në përmasa të tilla.
Familja Mbretërore tashmë e kërkon atë pronë si të vetën?
Unë kam dokumentin e sekuestrimit. Ata thonë se e kanë blerë pronën. Le të qisin mandat-pagesën dhe kështu vërtetohet mirë çdo gjë. Unë po ju them se aty ku është Pallati i Brigadave, është prishur shtëpia jonë. Pastaj, aty ku tashmë ndodhet një lokal luksoz, mbreti ka ndërtuar mazoleumin e nënës së vet, që quhej varri apo "mazoleumi i Nënës Mbretëreshë".
Por pas Ahmet Zogut ka ardhur në pushtet si kryebashkiak dhe më mbrapa si Prefekt, vetë Qazim Mulleti, apo jo?
Po, por kur ka parë varrin e Nënës Mbretëreshë, ai nuk vendosi të bëjë asgjë, pasi tha se "me të vdekurit nuk duhet të merrem. Do ta gjejnë nga perëndia". Por Qazim Mulleti ka bërë një gjë.
Çfarë?
Afër varrit të Nënës Mbre-tëreshë, pra ngjitur me të, ai ka ndërtuar një stallë bagëtish. Pra nuk e preku varrin. E la ta gjejë nga perëndia. Ja, shikoje hartën se ku është shënuar stalla e bagëtisë që është ngjitur me mazoleumin. (shpalos me kujdes një hartë tip gentplani të hershëm, ku është pasqyruar Tirana e viteve '40, dhe zgjat gishtin tregues mbi një shenjë që simbolizon stallën e bagëtive. Shënimi im F.V.)
Dhe e gjeti mallkimi?
Si s'e gjeti? Qazimi nuk e preku varrin, pavarësisht se i kishte të gjitha mundësitë, por e pa se çfarë i bëri Mehmet Shehu në vitin 1946, kur erdhën komunistët në pushtet. E hodhi në erë më dinamit. Pra varri i Nënës Mbretëreshë u shpërthye dhe u hodh në erë me dinamit nga vetë Mehmet Shehu në vitin 1946, sa që nuk i ngeli as nam e as nishan. Pra Qazimi e la ta gjente nga të tjerët dhe e gjeti. Por edhe Pallatin nuk e gëzoi dot asnjë ditë, se erdhi lufta dhe Zogu u largua. Në kohën që erdhi Qazimi nga jashtë dhe mori postin e kryetarit të bashkisë, ai pallat ishte në ndërtim e sipër, afër përfundimit. Ndërsa tani sërish, ata kërkojnë pronat e sekuestruara në emër të shtetit apo të mbretit. Por jo në emër të Ahmetit. Nuk mund të flasin dot për pronat që na kanë marrë neve se janë të tyret.
Le të kalojmë te filli i bisedës së shkëputur në momentin që Qazim Mulleti hyri në burg në Vjenë. Çfarë ndodhi pas kësaj?
Nuk u shkëputëm fare nga subjekti që nisëm. Në momentin që ai hyri në burg në Vjenë, ju thashë se edhe në Shqipëri ndodhën këto dënime dhe sekuestrime.
Pas gjashtë muajsh doli nga burgu?
Po. Pas gjashtë muajsh, si doli nga burgu Qazimi, u largua menjëherë në Paris, ku kishte të vëllanë që ishte student.
Kë vëlla kishte?
Kishte Hysni Mulletin, i cili studionte për inxhinier bankar. Profesion që kishte të bënte me këto vlerësimet dhe rivlerësimet që bëjnë bankat kur japin e marrin apo bllokojnë prona. Në këtë moment, në lidhje me Hysni Mulletin ka një fakt interesant, se ai ka qenë shumë shok me Enver Hoxhën, i cili gjithashtu në atë kohë është dërguar nga Ministria e Arsimit me bursë për të vazhduar studimet e larta. Por fakti si dhe kur ka shkuar Enveri në Francë tashmë dihet dhe është pa shumë interes për publikun, por ju përmend faktin tjetër, se në atë kohë e veçanta që nuk dihet akoma është se, Enver Hoxha ka qenë shumë shok me vëllain e Qazimit dhe xhaxhain tim, Hysni Mulletin.
Jam kurioz zoti Mulleti të di, se ku ishte njohur aq shumë Enver Hoxha me xhaxhain tuaj sa që ju e theksoni me kaq forcë?
Me Hysniun, Enver Hoxha ishte njohur që kur kishin qenë nxënës në Liceun Francez, pasi edhe Hysniu kishte kryer atë lice. Ndodhi që pas tij të dy ishin studentë në Paris, që do të thotë se shoqëria e tyre u forcua shumë e shumë, më tepër gati vëllazërore.
Kjo do të thotë që është njohur edhe me Qazim Mulletin?
Patjetër që është njohur dhe mirë madje, por kjo është histori që vjen pak më mbrapa, pasi të dish ti, Qazim Mulleti është thërritur edhe në stacionet e policisë së Parisit për shkak të Enver Hoxhës, por do të flasim pak më mbrapa për këto hollësi. Tashmë jemi në momentin që Qazim Mulleti, si doli nga burgu në Vjenë, shkoi menjëherë në Paris dhe u takua me të vëllain që kishte student. Kemi parasysh se Qazimi kishte natyrën e punëtorit dhe nuk ishte njeri i lloqeve, prandaj e mori edhe të vëllain, Hysniun, dhe të dy së bashku hapën një biznes goxha fitimprurës.
Çfarë biznesi?
Së bashku me Hysniun hapën një restorant ushqimor. Pikërisht ai restorant, u bë qendra e shqiptarëve në emigrim, pra me banim aty.
Pse pikërisht ai restorant u bë i tillë, a s'kishte shqiptarë të tjerë që kishin biznese?
Emigrantët shqiptarë krijuan një shoqatë të organizuar, e cila kishte një status të plotë mbi të cilin funksiononte. Ajo organizatë, që e quajtën "Organizata e Shqiptarëve në Mërgim", u njoh dhe nga Lidhja e Kombeve. Kryetar i saj ishte Qazim Mulleti. Kështu që emigrantët u bënë shumë më të afruar me Qazimin edhe për faktin se ai kishte lokalin, pra kishte një bazë të saktë ku mund të gjendej, por edhe për faktin se kishte kryesinë e shoqatës që njihej nga organizmi më i rëndësishëm botëror dhe kjo nuk ishte pak.
E çfarë përfitimi mund të kishin ata emigrantë nga fakti i njohjes nga Lidhja e Kombeve?
Lidhja e Kombeve financonte një sasi të hollash për këta emigrantë.
Çfarë financimi ishte ai?
Ishte një financim që kishte të bënte me një ndihmë minimale për emigrantët që nuk siguronin dot minimumin e mbijetesës.
Dhe kush merrte nga këto lloj të hollash?
Për hir të së vërtetës merrnin të gjithë emigrantët nga fare pak. Më shumë mund ta konsiderosh tip ndihme mbijetese se sa të ardhura.
Dhe këto jepeshin nëpërmjet Qazimit?
Qazimi (Mulleti) ishte kryetari i shoqatës dhe nënkryetar ishte Qazim Kondi. E vërteta është se nga këto lloj ndihmash nuk merrnin vetëm Qazim Mulleti dhe Qazim Kondi. Pra, vetëm këta nuk merrnin, ndërsa të gjithë të tjerët merrnin.
Pse nuk merrnin vetëm këta?
Sepse mundësitë e Qazimit nuk ishin në kufijtë e mbijetesës. Ai, së bashku me të vëllain, veç biznesit që kishin ngritur, merrnin të ardhura edhe nga Tirana, ku nëna e tij u dërgonte, apo u çonte personalisht në dorë, napolona floriri nga pronat që kishin dhënë me qira. Pra nuk kishte nevojë ai të merrte ndihmë mbijetese, që ishte për bashkatdhetarët.
Kot po them, por duhet të jeni i bindur për diçka të tillë para se ta deklaroni për opinionin, apo e kam gabim?
Ju kuptoj ku e keni fjalën, por do të bindeni tashmë kur t'ju them edhe faktin tjetër, që Qazim Mulleti jo që s'ka prekur asgjë nga sa jepeshin për emigrantët, që më së shumti quhej lëmoshë, por ai ka kontribuar edhe vetë për të ndihmuar këta njerëz që nuk mund të mbijetonin dot.
Për shembull?
Te lokali i tij ai qiti një urdhër, që shqiptarët pa mundësi mbijetese, kryesisht studentët pa bursë, ishin të mirëpritur te lokali i tij për të vaktuar, thjesht dhe pa pagesë.
Çfarë ishte ky veprim?
Kishte një mundësi të vogël që atij i kushtonte pak. Për shembull, në gatimet që bëheshin në kuzhinë, ai shtonte më shumë fasule, supë, pilaf, etj. që nuk është se kushtonte shumë për të, por për ata që ishin pa shtëpi dhe hanin lokaleve ishte një ndihmë e madhe.
Dhe këta vinin të hanin pa pagesë?
Po pra, pa pagesë.
Dhe shkonin të hanin studentët shqiptarë?
Jo që shkonin, por nuk mbetej njeri pa shkuar. Por Qazimit i vinte keq, se flitej për të mbushur barkun dhe ndërsa e kishte këtë mundësi nuk mundej t'ua hiqte. Madje në një prej atyre ditëve, kur shikonin që të gjithë ngeleshin aty për të ngrënë pa lekë, administratori i lokalit e ka paralajmëruar se, si e kishte nisur atë punë, do të falimentonte fare.
Tani ju kuptova zoti Tanush, kur pak më parë më thatë se lokali që Qazim Mulleti kishte hapur në Paris mblidhte të gjithë shqiptarët, se ai paska qenë kryetar i shoqatës që njihej nga Lidhja e Kombeve dhe se i ndihmonte shqiptarët në një farë mënyre edhe me të ardhura. Gjithsesi unë jam kurioz të di zoti Mulleti, se kush ishin shqiptarët që shkonin në lokalin e tij, ose më mirë të ta bëj pyetjen në një mënyrë tjetër, se kush ishin ata shqiptarë që më vonë u bënë figura të njohura për popullin, të cilët në atë kohë kishin zënë shoqëri me Qazim Mulletin?
Në një farë mënyre duhet të keni parasysh nga këto figurat e njohura, se historia e jetës së tyre e ka të përshkruar që në atë kohë kanë qenë në Francë. Gjithsesi unë po të them se ata ishin që nga njeriu i rëndësishëm i komiterrnit, Zai Fundo, që u bë mik i afërt me Qazim Mulletin e deri te Muharrem Bajraktari, etj. Por, aty si mik i Qazimit, shkonte edhe Princi Jusufov, i cili siç mund ta dini është pikërisht personi që ka vrarë Rasputinin e famshëm të Rusisë për të shpëtuar nga diskreditimi familjen e Romanovëve.
Po Enver Hoxha, a shkonte?
Ju thashë që Enver Hoxha ishte nga të parët që e frekuentoi lokalin e Qazim Mulletit, se siç të thashë, atë lokal Qazimi e hapi së bashku me të vëllanë, Hysniun. Por Hysniu ishte shok i hershëm i Enver Hoxhës, se ishin njohur që në Liceun e Korçës. Kështu që, ai ishte njeriu i parë që bujti në lokalin e shokut më të ngushtë. Aty sigurisht është takuar me Qazimin, me të cilin nuk kishte ndonjë divergjencë.
S'ka pasur asnjë divergjencë?
Absolutisht asgjë, për faktin se Enver Hoxha atëherë në Francë nuk merrej as me politikë dhe as me mësime, gjë që tashmë dihet ashiqare. Për mësime, u mësua se nuk shkonte në shkollë fare sa u përjashtua, ndërsa me politikë s'kishte se si merrej dhe me kë të merrej, për faktin se një emigrant i atij niveli nuk para kishte aksese në të tilla lojëra, pavarësisht se ai për 5 vjet ka broçkullitur se qenka kalitur në kudhrat e komunistëve francezë dhe se është përjashtuar nga shkolla si njeri me bindje komuniste. Të gjitha janë broçkulla dhe ai nuk duhet ta tepronte gënjeshtrën ndaj popullit të vet deri në këtë farë feje. Ai ishte një njeri që e dërgoi shteti në shkollë dhe nuk mundi të merrte diplomën. Kaq. U përjashtua dhe bridhte rrugëve ku të gjente një punë. Kështu që, çfarë të kishte ai me Qazimin dhe çfarë të kishte Qazimi me të, veçse e shikonte si mik të ngushtë të të vëllait?! Jo vetëm kaq, por Qazimi i njihte mirë të gjithë shqiptarët që ishin në Paris, për vetë faktin që ju përmenda shumë hollësisht, se ai ishte pikërisht Kryetar i Shoqatës së tyre, ku nuk bënte përjashtim edhe Enver Hoxha. Madje si kryetar shoqate ka shkuar kushedi sa herë në stacionin e policisë.
Pse?
Po shoqata e shqiptarëve ishte një shoqatë e ligjshme, që siç ju tregova njihej edhe nga Lidhja e Kombeve, si dhe nga strukturat zyrtare të Francës. Në këtë mënyrë, kur ata shkaktonin incidente të shkallës së ulët që ndëshkoheshin me gjobë, normal që ndiqnin edhe rrugën e ligjshme, që thërrisnin Kryetarin e Shoqatës, të cilit i tërhiqnin vërejtjen. Ishin shtete që ecnin me rregulla dhe që ndiqnin procedurat edukuese me korrektësi. Kështu që, sa herë ndodhte ndonjë gjë nga emigrantët shqiptarë, Qazimi thërritej menjëherë në polici.
Dhe Qazimi ka shkuar edhe për Enver Hoxhën?
Për Enver Hoxhën ka shkuar jo një e dy, por shumë herë. Për të qenë i saktë unë nuk po të them se sa herë, por ka shkuar shumë, sepse për Enver Hoxhën e kanë thënë të gjithë moshatarët e tij që kanë qenë në atë kohë në Paris, se ka qenë në shumë raste problematik për strukturat shtetërore, pasi ishte tip jo i qëndrueshëm.
Doja të dija saktësisht, nga sa keni mësuar ju tashmë, se për çfarë është thërritur në polici kur ka qenë fjala për Enver Hoxhën?
Po t'ju them shumë gjëra, ju do të më akuzoni se flas me mllef, por po ju them me sinqeritetin më të madh se gjithçka them, i kam shumë të konfirmuara, qoftë nga im atë dhe qoftë nga njerëzit e afërt që kanë qenë shumë miq me Enver Hoxhën. Ai ishte bërë disa herë shqetësim për policinë, sepse në disa raste s'kishte paguar hotelin, në disa raste kishte ikur pa paguar në lokalin që kishte ngrënë. Ishte njeri që në shumë raste kishte shkaktuar ngatërresa me studentët, por më e veçanta është, se si djalë i pashëm që ka qenë, ka qenë tip që frekuentohej nga femrat e kaluara në moshë të aristokracisë franceze.
Cfarë ishin ato?
Ato ishin femra të kaluara në moshë, që ishin të pasura dhe që paguanin për të shkuar me djem të rinj dhe të pashëm.
Që lexuesi të besojë për sa thoni zoti Mulleti dhe që të jemi korrektë për sa themi, do të doja një emër që juve ju ka treguar për këto lloj faktesh për Enver Hoxhën, në lidhje me këto probleme që ka pasur me policinë franceze dhe se paska qenë tip i këtillë. Jua bëj këtë pyetje, pasi kam parasysh se më deklaruat që i keni shumë të konfirmuara deklaratat tuaja, jo vetëm nga babai dhe xhaxhai tuaj, por edhe nga njerëzit e afërt të cilët kanë qenë bashkëmoshatarë me Enver Hoxhën në atë kohë në Paris. Pra, dua të them se kush është për shembull një emër që ka pasur kaq informacion për të?
Qartë fare, se ju kuptova. Që të mos zgjatem, po përmend njërin prej kushërinjve të mi, që është pikërisht djali i hallës sime, i quajtur Remzi Stërmasi dhe që ka vetëm dy vjet që ka vdekur. Atë e kanë njohur shumë në Tiranë dhe e dinë që ka qenë në atë kohë në Paris. Ata që e kanë njohur dhe ata që e dinë kush ishte, tashmë që unë jua kujtoj me emër dhe mbiemër madje, duke ju thënë që ishte djali i hallës sime, që do të thotë se ishte çuni i motrës së Qazimit, besoj se nuk ka më mëdyshje.
Dhe ai ka qenë së bashku me Enver Hoxhën?
Ai ka qenë së bashku me të në të njëjtën kohë në Paris, por jo në të njëjtin kolegj. Kanë qenë njohur shumë mirë dhe takoheshin rregullisht aty ku takoheshin shqiptarët, por kryesisht në lokalin e Qazimit. Ai pra, ishte bashkë me të në Paris por mësonin në degë dhe kolegje të ndryshme. Ai më ka treguar më shumë se sa ju thashë, por unë nuk flas më tepër, se jam i bindur se më sulmojnë duke thënë se mund të shpif për shkak të antipatisë që mund të kem. Po ju deklaroj se historia është e shenjtë dhe nuk mund të flasim kot 'kodra pas bregut' si thotë populli. Për të besuar për sa po them unë, po ju kujtoj që edhe Ahmet Zogun familja ime e ka urryer po sa Enver Hoxhën, por kur ishte fjala për të folur rreth tij, mendoj se jam treguar korrekt, ashtu si edhe për Enver Hoxhën.
(Vijon nesër)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)