E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantet, bien dergesat krahasuar me vitin e kaluar Eglantina Nasi

Emigrantet shqiptare kane transferuar sivjet drejt vendit te tyre, me pak para krahasuar me ate te vitit te kaluar. Kete e konfirmojne te dhenat me te fundit te publikuara nga Banka e Shqiperise, sipas te cilave, nga 190 milione euro qe rezultonin dergesat e tyre ne total gjate 3-mujorit te dyte te vitit 2011, per te njejten periudhe te ketij viti, ky tregues kapi shifren prej 180 milione eurosh. Dukuri kjo, e cila nuk mund te thuhet ne fakt, nese bejme nje krahasim mes shifrave te 3-mujorit te pare te ketij viti dhe atij respektiv te vitit te kaluar. Perkatesisht ne nivelet prej 160 milione eurosh dhe 155 milione eurosh, ato flasin per nje rritje te dergesave te emigranteve gjate muajve te pare te ketij viti. Dukuri kjo, e cila erdhi duke u zbehur gjate muajve, prill-maj-qershor, qe perkonin me nisjen e sezonit turistik ne vend. Gjithsesi, nese do t’i krahasonim dy gjysmat e para te viteve 2011 dhe 2012, ky i fundit, serish del ne shifer me te ulet, vetem 340 milione euro, nga 345 milione te pararendesit te tij. Çka do te thote ne terma praktike, se ne teresi, emigrantet kete vit kane qene te predispozuar qe te transferojne me pak para’ drejt shtepive te tyre. Nderkaq, i pyetur nga mediat lidhur me nje dukuri te tille, anetari i Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, Arjan Kadare, ka gjykuar se gjithsesi, ritmet e renies se remitancave nga emigrantet jane te uleta. Dhe kjo, po te kemi parasysh se shteti fqinj, Greqia, ku ndodhet dhe pjesa me e madhe e emigranteve shqiptare eshte zhytur ne krize ekonomike dhe nje pjese e konsiderueshme e tyre, kthehen ne atdhe. Nderkohe, qe sipas tij, nuk duhet lene menjane as fakti qe edhe Italia nuk eshte ne nje situate pozitive ekonomike, nje vend gjithashtu mikprites i mijera emigranteve shqiptare. Ne kete menyre, sipas ekspertit te njohur bankar ne vend, pas nje ecurie pozitive ne fillim te ketij viti, treguesi aktual i remitancave po evidenton ne nje fare menyre pasojat e krizes ekonomike globale. Kjo mund te konstatohet edhe ne lidhje me raportin qe ai ze me Prodhimin e Pergjithshem Bruto te vendit. Keshtu, sipas Bankes se Shqiperise, te ardhurat e emigranteve shenuan renie, nese llogarisim qe nje vit me pare ato zinin 7.8% te tij, ndersa sivjet vetem 7.4%. Si konkluzion, mund te thuhet se remitancat e emigranteve, po reflektojne renie, e cila megjithate duket e permbajtur dhe jo me nivele te larta, siç ishte menduar fillimisht se do te “goditeshin” nga efektet negative te krizes financiare globale. Nga ana tjeter, nje tregues qe permend Banka e Shqiperise ne te dhenat e saj te fundit, eshte edhe ai i investimeve te huaja direkte, duke konstatuar se ato arriten ne nivelin prej 182 milione eurosh gjate tremujorit te dyte te ketij viti. Tregues ky i cili pritet te njohe rritje ne pjesen e mbetur te vitit, pas privatizimeve te rendesishme strategjike, konkretisht te ndermarrjes shteterore te naftes, “Albpetrol”, si edhe kater hidrocentraleve te rendesishme per energjetiken ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›