E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesat e pronareve, PD-PS sherr tek ligjet per lirimin Rozeta Rapushi

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi dje pas debateve te ashpra aktin normativ te qeverise “Per lirimin e banesave te pronareve te ligjshem nga qytetaret e pastrehe, banues ne banesat ish-prone e subjekteve te shpronesuara”. Nje akt ky qe pas diskutimeve dhe debateve te shumta mori vetem votat e mazhorances. Palet ne komision, akuzuan njera-tjetren si pergjegjese per faktin se deri me sot, nje shqetesim i tille nuk ka mundur te marre zgjidhje perfundimtare. Nderkohe qe opozita deklaroi se nuk mbeshtet nje nisme te tille, qe per te jo vetem qe nuk i jep zgjidhje problemit, por eshte edhe antikushtetuese. “Gjykata Kushtetuese, ju ka hedhur dy here poshte kete nisme, ju sillni po te njejtin akt. Po luani rrezikshem nga ana shoqerore, me shpresen se ndoshta fitoni ndonje vote. Po perplasni dy grupe shoqerore dhe po zgjidhni te shmangni qeverine dhe te perplasni qytetaret me njeri-tjetrin”, - akuzoi deputeti socialist, Saimir Tahiri. Sipas tij, ky akt normativ nuk ploteson kriteret kushtetuese per te zgjidhur problemin dhe se qeveria ne kete menyre kerkon te shmange çdo hapesire te Kuvendit. “Ky akt ka pabarazine dhe diskriminimin. Nese kerkoni zgjidhje per ish-pronaret, ne na keni ketu, hajdeni diskutojme, se kjo qe propozoni nuk eshte zgjidhje. Te gjejme zgjidhje jo me kredi, jo me azil, por zgjidhje per te qene. Gjejeni menyren, kufizoni vilat tuaja, gjejini shtepi ketyre njerezve, mos i çoni ne azil”, - u shpreh Tahiri. Por, sipas Ministrit te Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, akti normativ synon lirimin e prones pronareve te ligjshem, si nje e drejte themelore dhe e patjetersueshme e njeriut. “Akti normativ, percakton daten 1 nentor si afatin final, per nisjen e zbatimit te procesit per lirimin e banesave te pronareve te ligjshem”, - replikoi Olldashi. Sipas tij, qeveria ka marre nje instrument kushtetues, i eshte drejtuar Kuvendit per te zgjidhur nje problem te pazgjidhur prej 20 vitesh. “Per te vendosur ne vend nje te drejte te shkelur brutalisht per 68 vjet, ne kemi ndermarre nje nisme te tille. Nese do te kishte grimcen me te vogel te vullnetit, pushteti yt ne bashkite e medha te vendit, mund ta kishte zgjidhur prej vitesh, sepse strehimi eshte kompetence e pushtetit vendor. Per 10 vjet keni drejtuar bashkite me te medha ne vend dhe nuk keni bere gje”, - replikoi ministri. Sipas tij, PS nuk ka se si te permende pleqte ne azil ku ne keto shtepi ka sponsorizues te medhenj te partise se saj, pronare pallatesh qe i lene te mbyllura shtepite e ish-pronareve. “Ka ish-shefa policie qe mbajne pallate te tera mbyllur, per turpin tuaj, qe e groposen te zotin deri ne fyt dhe i moren edhe unazen e marteses. Harroni te thoni se ka pallate ne Tirane, qe quhen pallatet e gjeneraleve. Kjo eshte e verteta, nuk e bejme politike, por te zgjidhim problemin. E ju na thoni, groposini pronaret prape”, - reagoi Olldashi.

TE DHENA

Deri ne daten 1 nentor, 3289 persona qe banojne ne shtepite e pronareve te ligjshem duhet te ndjekin ne menyre te pershpejtuar te gjitha procedurat per te perfituar kredi me interes 0% per nje afat deri ne 30 vjet. Enti Kombetar i Banesave dorezoi para pak ditesh prane Bankes Kombetare Tregtare listen e te gjithe personave qe banojne ne shtepite e ish-pronareve dhe qe perfitojne kredi me interes zero per nje afat deri ne 30 vjet per te zgjidhur problemin e strehimit te tyre dhe per te liruar ambientet ku banojne aktualisht. Konkretisht, lista permbante peshen kryesore nga Bashkia Tirane, me 908 raste, duke vijuar me ate te Durresit me 869 raste dhe te Shkodres me 605 te tilla ne total.

Perplasjet dhe batutat ne komision per banesat

Shega Ligori: Kjo qeveri as nuk i ka dhene as nuk i jep zgjidhje me kete akt normativ banesave te ish-pronareve. Madje, me kete akt, bini ndesh me dy vendime te Gjykates Kushtetuese.

Sokol Olldashi: Nuk kemi konflikt me vendimet e Gjykates Kushtetuese. Keni nje çoroditje brenda grupit te PS-se, sepse ne tre komisione te ndryshme qe kam qene, ka deputete qe e mbeshtesin kete akt, te tjere abstenojme, te tjeret jane kunder.

Saimir Tahiri: Ju po i kerkoni Kuvendit te miratoje nje akt qe e ka hedhur me pare Gjykata Kushtetuese. Pse nuk sillni nje projektligj qe te jete i diskutuar me grupet e interesit?

Sokol Olldashi: Sollem akt, pasi Kuvendi nuk ishte i mbledhur, qe te mos humbnim nje muaj kohe. Me kete akt do te shihet edhe vullneti personal i gjithsecilit, nje lloj prove per te vene ne vend nje padrejtesi prej 68 vjetesh, nese duam t’i nxjerrim njerezit nga bodrumet te shkojne ne shtepite e tyre, apo duam te mbajme biznesmene private te PS-se, te okupojne shtepi private.

Vasilika Hysi: Une e kam kuptuar se ka nisur fushata elektorale dhe ju sillni akte te tilla. Per 5 vjet nuk keni bere asgje. Kush ju ndaloi ju te nxirrnit nje ligj deri me sot, nese i donit kaq shume pronaret.

Sokol Olldashi: Pronaret e ketyre shtepive, nuk dolen me deshire. I nxoren jashte dhe i thane do te vije ketu shoku filan, qe ka qene zyrtar dhe e ka pensionin e larte. Ne nuk kemi nisur fushaten elektorale, por po e nisni ju fushaten, ndaj keni problem me kete akt. Sepse ju kete kontingjent qe eshte ne shtepite e pronareve, e konsideroni si votuesit tuaj.

Saimir Tahiri: Ju synoni te zevendesoni Kuvendin me Qeverine. Me kete akt qe ju propozoni, nuk zgjidhet. Si qenka kjo? Je i moshuar, shko dhe vdis ne azil, eshte turp. Eshte antiligjore dhe antikushtetuese. Te gjejme zgjidhje te tjera, jo me kredi, jo me azil. Gjejeni menyren, kufizoni vilat tuaja, gjejini shtepi ketyre njerezve, mos i çoni ne azil.

Sokol Olldashi: Nese do te kishte grimcen me te vogel te vullnetit, pushteti yt ne bashkite e medha te vendit, mund ta kishte zgjidhur prej vitesh, sepse strehimi eshte kompetence e pushtetit vendor. Per 10 vjet keni drejtuar bashkite me te medha. Permendni pleqte ne azil, harroni se aty ka sponsorizues te medhenj te partise suaj, pronare pallatesh qe i lene te mbyllura shtepite e ish-pronareve. Ka ish-shefa policie qe mbajne pallate te tera mbyllur, per turpin tuaj dhe te atyre, qe e groposen te zotin deri ne fyt dhe i marrin edhe unazen e marteses. Ju na thoni, groposini pronaret prape.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›