Meta Rama me eshte lutur shume here qe te behem kryeminister
Kryetari i LSI Ilir Meta deklaroi ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu se njerez prane kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama i kane propozuar nje skeme te rrezimit te qeverise aktuale duke i ofruar ne kembim postin e kryeministrit. Propozim qe sikurse tha Meta i eshte perseritur disa here pergjate dy muajve te fundit.
Cfare nuk funksionoi midis jush dhe Priftit
Nuk ekziston asnje debat midis meje dhe Priftit. Flas per nje debat politik per nje debat ideor per nje debat parimor debat qe vlen. Cdo gje ka funksionuar ne menyre transparente dhe parimore dhe natyrisht une smund te mbaj pergjegjesi per deklaratat personale te cilitdo anetari apo perfaqesuesi te LSI.
Por iu keni kerkuar largimin e z. Prifti
Nuk behet fjale per ceshtje largimi behet fjale per nje rikompozim te pushtetit ne qeverisje dhe per performancen e saj si force politike brenda vendit dhe per kete arsye prej kohesh ka qene nje presion i vete strukturave te LSI lidhur me largimin tim nga posti i Ministrise se Jashtme per shkak te pamundesise fizike per te permbushur detyrimet e mia si kryetar i kesaj force politike.
Z. Meta perderisa iu keni thene qe jeni larguar nga nje post i Ministrise se Jashtme ne menyre qe te ishit me afer LSI perse nuk mbajtet vetem postin e Zevendeskryeministrit per te pasur me shume kohe perse nuk u bete minister i Shendetesise dhe tia linit z. Prifti postin e tij
Pse te gjitha pyetjet behen ne funksion te zotit Priftit apo qendrimit tim per kete ceshtje nderkohe qe vendimi i Kryesise se LSI nuk eshte marre as ne funksion te zotit Prifti as ne funksion te z. Meta dhe as ne funksion te askujt tjeter. Eshte marre ne funksion te nje funksionimi me te mire te LSI si force politike dhe si force qeverisese partner ne nje koalicion ku dihet dhe shumica e premtimeve qe iu interesojne qytetareve jane pikerisht ato me karakter ekonomik.
Pse mos te behej nje mirekuptim me z. Prifti
Absolutisht qe kjo eshte nje ceshtje qe eshte diskutuar prej kohesh dhe natyrisht qe une i kam bere te gjitha perpjekjet per mirekuptim.
Si ka punuar z. Prifti si minister i Ekonomise
Une nuk mund te bej nje vleresim shume konkret dhe specifik dhe detyrohem te bashkohem me vleresimin e Kryeministrit Berisha i cili ka qene me afer z. Prifti sepse une kam qene me shume larg tij dhe larg perfaqesuesve te LSI ne qeverisje.
Ku ka lindur ideja per te shkuar ju ne vend te z. Prifti
Kjo ka qene si rezultat i pamundesise se forces sone politike per te ristrukturuar vetveten ne baze edhe te statusit te saj sepse dihet edhe per shkak te shume angazhimeve te jashtezakonshme gjate ketij viti kalendarik une kam qene sipas statistikave te Ministrise se Jashtme 135 dite jashte vendit gje qe dukej qarte qe ne fillimet e qeverisjes qe e bente shume te veshtire te pamundur nje funksionim efektiv si minister i Jashtem njekohesisht edhe plotesimin e detyrimeve ndaj forces politike qe me ka bere mua Zevendeskryeminister minister te Jashtem qe ka bere Priftin minister te Ekonomise dhe ka bere qe shume perfaqesues te tjere qe jene ne funksione ekzekutive.
Z. Meta shkuarja juaj te Ministria e Ekonomise ngjall dyshimin qe administron fonde te medha qe jep leje koncesione dhe shume benefice te tjera
Nuk besoj se kjo ka ngjallur ndonje dyshim perkundrazi kjo ka rritur optimizmin se do te rritet transparenca dhe une dua tju siguroj juve dhe tju siguroj te gjitheve qe kjo ministri do te jete modeli i transparences i transparences ne opinionin publik i transparences me biznesin i transparences me qytetaret qe perfitojne sherbimet prej saj me investitoret e huaj i transparences me te gjithe institucionet e tjera te shtetit.
Sipas z. Prifti ju nuk keni qene transparent ne deklarimin e pasurise suaj keni fshehur nje seri gjerash qe sipas tij behet fjale per nje gurore ne Skrapar apartamente ne Tirane toka dhe vila ne bregdet A eshte ne te vertete deklarimi juaj i pasurise ajo cka ju keni ne te vertet ne posedimin tuaj
Qe te jem i sinqerte e vetmja pasuri qe une sot do te mund te kisha do ishte vlera e aksioneve qe do te mund te kisha ne fabriken e tullave ku ishte aksioner z. Prifti sepse Dritani si shok shume i mire ne ate kohe me ftoi dhe mua qe te behesha aksioner por une asnjehere nuk kam pasur dhe nuk kam ndermend te merrem asnjehere me prona me biznese sepse nuk eshte ky as qellimi im dhe as objektivi ne kuptimin e angazhimeve dhe kenaqesive personale. Megjithate z Prifti nuk duhet te vonoje ti coje ne prokurori te gjitha faktet dhe perderisa ka bere nje deklarate te tille qe duhet te jete prezantuar dhe ne media nuk duhet te vonohet se denoncuari cdo fshehje pasurie sipas tij dhe njekohesisht per cdo gje te mbaje pergjegjesi para ligjit se ne rast kur ve re nje shkelje te ligjit dhe nuk e denoncon mban nje pergjegjesi te madhe perpara ligjit
Ky eshte nje kercenim per z. Prifti
Jo kjo eshte nje ftese per te nxituar per te mos humbur asnje sekonde jo vetem ai por cilido i cili ka dijeni per prona per pasuri per aksione. Une iu them me sinqeritet qe duke u njohur me nje deklarate te tille ne media perfundimisht arrita te zbuloj qe ndoshta kam dicka qe nuk e kam deklaruar qe ka te beje me pronesine e vajzes time te vogel Era 5 vjece nje lepur qe eshte vetem pak muaj. Por nuk besoj se ky eshte ndonje faj i madh ne rast se nuk eshte deklaruar. Akuzat cohen ne prokurori problemet dhe qendrimet publike sillen ne forumet e partise. Besoj se kete duhet ta kishte mesuar dhe ky zoteri prej 10 vitesh qe merret me politike.
Z. Meta a keni biseduar ju me z. Prifti paraprakisht per levizjen e tij
Po e kemi biseduar kete ceshtje me z. Prifti me z. Vasili dhe kolege te tjere. Madje une e kam ftuar per te bere dhe nje rokade me Ministrine e Jashtme por ai kishte probleme per udhetimin me avion. Madje para se te merrej ky vendim i Kryesise une i kam kerkuar te takohem me te por ai me shmangej nga takimi perpara mbledhjes une e kam pritur deri ne momentin e fundit por natyrisht eshte e drejta e tij te takohet me Kryeministrin Berisha dhe mos te takohet me kryetarin e partise.
Nuk ka bere gabim qe eshte takuar me z. Berisha
Jo ka bere shume mire por duhej te takohej dhe me mua.
Z. Meta ju keni quajtur ne nje prononcim z. Prifti te lajthitur a mund ti afroni nje njeriu qe ka lajthitur te tilla poste ne Ministrine e Jashtme
Kjo eshte nje kuptim figurativ po mos te humbasim kohe. E rendesishme eshte ajo qe ndodhi dje ne kryeqytet nje manifestim i jashtezakonshem i demokracise se brendshme ne nje force politike nje gare model dhe protagoniste jane jo vetem dy intelektuale por jane dhe njerez te cileve u jane ofruar mundesi per te perfaqesuar LSI ne poste te larta te qeverisjes dhe nuk kane pranuar te marrin funksione dhe cposte drejtuese por kane qene dhe jane nje model i angazhimit qytetare si cdo anetar i ri qe LSI sjell ne kryeqytet dhe do ta percoje ne gjithe Shqiperine. Jane 4200 anetare dhe mendoj se eshte nje perqindje shume e lart jane anetare te cilet votojne ne menyren me te rregullt dhe sot shumezohen me 5 me 6 nje anetar partie dhe ju e kuptoni se sa vota shkojne
Iu jeni i sigurt qe ky numer shumezohet me 5 ose 6
Absolutisht eshte nje koeficient i pranuar ne te gjithe boten.
Ka nje akuze ndaj z. Prifti ku segmente te caktuara nga mazhoranca ku eshte permendur zv/drejtori i Pergjithshem i Policise qe merrej me kontrabanden e naftes dhe i eshte bere presion nga ai vete per te treguar Ju keni pasur dijeni per kete akuze
Absolutisht jo dhe nuk e kuptoj se si nje minister mund ta dije se nje segment ben nje aktivitet kontrabande dhe nuk ben nje denoncim ne prokurori. Ky eshte nje gabim shume i rende. Ky nuk eshte nje problem qe duhet ta sqaroje une.
Edhe ju nuk e keni cuar ne prokurori z. Prifti ne lidhje me deklarimin e pasurise nderkohe qe Luan Rama Sekretari i Pergjithshem i LSI ka deklaruar
Luan Rama ka bere shume gabim megjithese pretendon qe ka qene nje interpretim i mediave pasi LSI ka pasur nje qendrim shume parimor per kete ceshtje nuk eshte bashkuar me akuzat e perbindshme te Edi Rames dhe PS ndaj z. Prifti.
Nderkohe juve iu kane ngjallur shqetesim 1.8 milione euro te bera brenda nje viti
Nuk ishte nje surprize per mua pjesemarrja e tij ne fabriken e tullave thashe qe kete ceshtje e dija prej disa vitesh madje me kishte propozuar qe nese ke mundesi pa ndonje gje te keqe e kam ditur dhe fakti qe e deklaron eshte nje gje pozitive nuk eshte nje gje negative fakti qe i ka shitur aksionet perseri eshte nje fakt pozitiv sepse per shkak te detyres qe ka pasur perbente nje konflikt interesi per ceshtje te tjera ai vete ka thene qe akuzat perkatese ti verifikojme.
Z. Meta ju keni thene qe z. Prifti ka bere shantazh Cdo me thene ka bere shantazh dhe si mund ti beje shantazh nje minister nje ministri tjeter
Nuk dua te merrem e ceshtje qe kane kaluar kemi shume pune perpara vetem me nje jave qe une jam angazhuar plotesisht brenda vendit ka nje levizje te jashtezakonshme te strukturave te LSI.
Ju keni thene qe z. Prifti eshte peng i krimit te organizuar
Per te tilla gjera ne kemi biseduar dhe shikojme nje paraqitje te z. Prifti ne televizione me qendrime qe nuk ndihmojne as personalitetin e tij dhe as investimi qe ai ka bere ne LSI qe nga themelimi i saj dhe qe per fat te keq synojne te demtojne ne menyre te pandershme LSI. Natyrisht keto benin nje presion se nuk ka asnje arsye qe te kishte nje raport te tille. Une nuk kam larguar asnje njeri nga partia perkundrazi madje dhe ata qe jane larguar kane kerkuar te rikthehen jane ftuar sic u be gara e Tiranes dje nje gare model ashtu sic do te behen garat ne te gjithe Shqiperine dhe absolutisht secili do te vleresohet ne raport me aktivitetin me kontributin.
A jeni ju ne dijeni qe Prifti ka pasur nje kontakt dhe nje takim me Ramen
Ato qe une kam deklaruar mbeten per javen qe kaloi. Tani kemi filluar nje jave te re dhe jemi ne nje stad te ri.
A eshte e vertete qe gjate takimit tuaj ne Fier ka pasur kundershtime per largimin e Priftit
Une dje kam qene ne disa rrethe dhe kam angazhime duke qene dhe detyra e ministrit te Ekonomise dhe Energjise eshte nje mundesi per shkak te kesaj detyre por dhe per te takuar dhe kontaktuar. Takimi ne Fier ishte shume pozitiv shume konstruktiv sigurisht zoti Prifti ka punuar dhe shpresoj qe ai te punoje me te njejten pergjegjesi dhe perkushtim ne raport me LSI por eshte e qarte qe te gjithe anetaret e LSI ti kuptojne te gjitha vendimet e Kryesise se LSI dhe une do te jem shume afer tyre edhe per shkak te detyres por edhe per shkak te detyrimeve qe kemi sepse Qarku i Fierit Qarku i Beratit Qarku i Durresit pervec Tiranes keto ishin qarqet qe morem deputete ne kushtet e presionit te jashtezakonshem ne kemi qene larg gjate kesaj e kryesia e Fierit kishte qe ne maj qe nuk ishte mbledhur dhe absolutisht ky angazhim i ri brenda vendit do te vije me shume ne forcimin e LSI ne gjithe vendin dhe ne Qarkun e Fierit gjithashtu.
Z. Meta gjithe keto gjera a nuk ju duken si telenovela roze
Absolutisht jo dhe nuk do te shikonim as telenovela te tilla. Z. Prifti eshte i lire te beje cfaredolloj reagimi por ne jemi te vendosur te ecim ne ate rruge e cila eshte ne interes te vendit eshte ne interes te gjithe anetareve simpatizanteve te LSI.
Ka pasur nje deklarim te zotit Prifti sipas te cilit ju jeni takuar me Ramen para dy muajsh dhe keni negociuar me te ndersa ju keni nje prononcim ndryshe sipas te cilit Prifti ka folur me Ramen dhe ju ka sjelle ju propozimin per kryeminister duke prishur koalicionin me PD
Kjo eshte nje ceshtje qe i takon zotit Prifti Rames dhe nese me akuzojne une jam gati ta sqaroj kete ceshtje.
A ka ndonje propozim per ju nga Rama qe ju te largoheni nga mazhoranca dhe ti bashkoheni opozites per tu bere kryeminister
Ky propozim vjen 5 here ne dite te pakten keto tre muajt e fundit nga persona te ndryshem.
Jeni i sigurt qe vjen nga zoti Rama dhe nuk eshte delir i ketyre personave qe jua sjellin
Ata persona nuk kane lidhje te ngushta me mua kane lidhje te drejtperdrejta me Ramen dhe eshte ceshtje e tyre per mua nuk ka problem.
A keni biseduar me Berishen a ka bere gje Berisha per te kaluar kete ngerc qe ndodh ne mazhorancen e tij
Une mendoj se zoti Berisha ka bere cdo gje ne kuptimin institucional per ti dhene nje zgjidhje gjithe kerkesave te opozites per ceshtjen e zgjedhjeve te kaluara nuk kane qene dakord por mund te konfirmoj qe ka pasur nje vullnet te bindjeve te tij nje vullnet maksimal per te ndihmuar opoziten qe te shkoje perpara deri ne maksimumin e objektivave.
Ndaj LSI-se cili eshte qendrimi i Kryeministrit
Qendrimi i Kryeministrit Berisha qe nga fillimi e deri ne fund ka qene shume parimor. Per sa i perket perfaqesimit ky eshte nje zevendesim qe po ndodh brenda LSI-se. Edhe ne diskutimin qe ne kemi bere me pare ai ka mirekuptuar kete shqetesim per sa i takon angazhimit tim si kryetar i LSI-se ne raportin tim me strukturat e kesaj force politike dhe ka qene ky nje shqetesim jo vetem i imi qe disa procese nuk duheshin lene ne pergjysme sic ishte procesi i liberalizimit te vizave konferenca e Sarajeves si dhe ceshtja e Kosoves ne korrik rezoluta etj.
Ju thoni se kjo ka qene arsyeja se pse ky zevendesim nuk eshte bere me heret
Absolutisht vetem keto kane qene.
Nuk eshte ndikuar Kryeministri nga deklarimi i pasurise se z. Prifti
Nuk ka lidhje fare absolutisht. Qendrimet e zotit Berisha jane qendrime shume parimore.
A i jep kosto koalicionit ky ndryshim i LSI-se kosto negative
Nuk ka asnje kosto negative brenda mazhorances absolutisht. Ka kosto pozitive sepse angazhimi im brenda vendit eshte ne fund te fundit nje konsolidim i mazhorances.
Juve ju duhen 84 vota per te kaluar Gjykaten Administrative vota te cilat nuk i keni. Ambasada amerikane ka bere nje deklarate ku u ben thirrje paleve te gjejne nje zgjidhje per 84 votat per te miratuar ligjin mbi Gjykaten Administrative...
Ne kemi nje mesazh qe ftojme liderin e PS-se qe te marre pergjegjesite qe i takojne opozites per sa i takon reformave madhore ne vend ku opozita ka rolin saj. Ne nuk mund ta detyrojme opoziten qe ajo te permbushi keto pergjegjesi. Vullneti ka qene dhe mbetet per te bashkepunuar me te. Qendrime te tilla te saj demtojne interesat e vendit ne raportet tona me partneret nderkombetare. Opozites i eshte ofruar ta marre pushtetin ne tavoline dhe ajo nuk do ta marre.
Cdo me thene pushtet ne tavoline
Opozita e ngeci pretendimin te ceshtja e rinumerimit. Thane duam te bejme rinumerimin dhe nuk duam te ndryshojme rezultatet kete gje e kerkojme me mendimin qe duke bere rinumerimin do te rikonfirmohet qe ne zgjedhjet e fundit ka pasur parregullsi dhe rezultati nuk eshte ai qe kemi. Oferta e Berishes eshte oferta me bujare ne bote. Ai ka thene jam shume dakord me rinumerimin cojeni ne Gjykate Kushtetuese dhe i keni te gjitha votat per ta bere kete. Ka rene dakord prej kohesh qe Gjykata Kushtetuese ta coje ne Komisionin e Venecias dhe nese keto te dyja thone qe rinumerimi nuk shkel Kushtetuten te behet rinumerimi. Berisha thote se behet rinumerimi dhe konfirmohet se ka probleme dhe ndryshon rinumerimi nuk eshte ceshtje morali po hajdeni merreni pushtetin ne tavoline por ata nuk duan. Mund tju japesh atyre me shume se mundesine qe te marrin pushtetin.
A do te negocioni ju per te marre votat qe ju duhen sepse ne rast se ligji nuk aprovohet ndihma qe SHBA japin rrezikohet
Pozites i jane dhene te gjitha mundesite. Mundesia e fundit eshte marrja e pushtetit ne tavoline. Ata nuk e moren. Cfare mund te kerkojne tjeter ne kembim
Ka dhe nje hipoteze tjeter sipas se ciles ju po negocioni me opoziten per te vene Tiranen ne tavoline per zgjedhjet e ardhshme vendore. A eshte e vertete
Absolutisht jo.
A do te dilni ju ne zgjedhjet e ardhshme lokale ne koalicion me PD-ne
Kjo eshte ceshtje qe mbetet per tu pare. Por ne cdo rast kjo nuk ka lidhje me koalicionin tone deri me 28 qershor te vitit 2013. Kjo eshte nje marreveshje qe eshte firmosur.
Cili eshte synimi i LSI-se per zgjedhjet lokale
Eshte ende heret. Ne do te perfundojme kete proces zgjedhor brenda LSI-se. Dje perfunduan me shume sukses ne kryeqytet dhe shume shpejt do te filloje ne te gjithe vendin dhe gjate ketij procesi do te diskutohet mjaft dhe per zgjedhjet e ardhshme lokale per strategjine per praktikat qe do te jene ne te mire te LSI-se.
Ne kryeqytet ku pritet te kandidoje kreu i PS-se dhe padyshim kreu aktual i bashkise Rama votat e LSI-se nuk eshte se kane luajtur ndonje rol ne zgjedhjet e shkuara lokale. A rrezikon qe kesaj here votat te jene te panevojshme dhe te pamjaftueshme pikerisht per shkak te koalicionit me PD-ne
Dobesimi i LSI-se eshte vetem nje iluzion. Kete e vertetojme me te gjitha sondazhet si dhe pjesemarrja e djeshme ku kane qene 4000 anetare qe kane votuar. Jemi ne nje proces te panderprere.
Por ju nuk keni numrat e votave te vitit 2009
Ju e gjykoni LSI-ne me kushtet e 28 qershorit. Me kushtet e kodit anti-LSI me kushtet e kodit qe i hoqi LSI-se perfaqesuesit e saj ne komision. Tashme LSI do te kete perfaqesimin e saj LSI eshte ne kushte te tjera dhe nje force qeverisese qe ka treguar dhe tregon nje evolucion te rendesishem per proceset integruese te vendit per problemet qytetare pra situata eshte krejtesisht ndryshe.
Cmendoni per ate qe opozita ka thene se ne tetor do te rifillojne protestat
Nuk ka kompromis me te madh sesa ti deklarosh opozites mundesine qe te marre pushtetin ne tavoline. Nje dallim esencial por dhe parimor por edhe moral te lidershipit te opozites dhe qendrimit te mazhorances dhe ne menyre te vecante te kreut te qeverise i cili i ka ftuar per rinumerimin. Duke qene se bindja e tij dhe e PD-se ka qene dhe mbetet kjo eshte nje ceshtje per te cilen duhet te vendose Gjykata Kushtetuese. Dhe nese ka ndryshim rezultati ai eshte i gatshem tju lere atyre qeverine.
A mund te jene kompromis zgjedhjet e parakohshme
Jo nuk eshte fare kompromis. Ata jane te bindur se rezultati eshte ne favorin e tyre pse e kerkojne hapjen e kutive per kuriozitet Ai ju jep me shume. Urdheroni ne rast se rezulton qe ka nje diference ne fund fare te respektohet kjo dhe ne fund fare ju te merrni pushtetin ne tavoline. Ata e kane rrugen shume te qarte. Ua ka thene KE PE jua kane thene te gjitha institucionet kompetente. Nuk ka asnje mundesi dhe asnje shans per zgjedhje te parakohshme sepse nuk zgjidhin gje zgjedhjet e parakohshme. Ne rast se ata mendojne se ka pasur manipulime dhe qe nga hapja e kutive te denohen komisioneret por te ndryshojme vendet. Qeveria zbret ne opozite dhe opozita shkon ne qeveri. A ka kompromis me te hapur dhe me te madh se kaq Se keta thone vetem per moral dhe per te denuar komisioneret. Ne ju japim me shume se kaq.
A eshte e vertete qe ju keni derguar nje leter ne Departamentin Amerikan te Shtetit ku ju ankoheni per punen e ambasadorit Uidhers
Eshte gjeja me e pavertete qe kam degjuar. Eshte nje spekulim per te ardhur keq. Aq me teper qe marredheniet e mia me mikun tim Uidhers kane qene dhe vazhdojne te jene te shkelqyera. Nuk mund ta besoj nje gje te tille po une konfirmoj qe nuk mund te kete nje leter te tille.
Kur do behet liberalizmi i vizave
Kjo eshte ceshtje muajsh jam i bindur qe brenda vitit. Shqiperia tashme ka konfirmuar se ka plotesuar kriteret per liberalizimin e vizave. Natyrisht qe tani eshte momenti qe ne te marrim liberalizimin e vizave por dhe mendojme per te arritur standarde me te larta dhe ekonomike dhe sociale.