E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Protesta per ti dhene fund papunesise Qamil Xhani

Situata ekonomike transparenca dhe korrupsioni jane tre arsyet per te cilat kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka kerkuar nisjen e protestave gjate takimit te zhvilluar dje ne Korce. Takimi i zhvilluar ne kuader te turit Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim kreu i PS-se eshte ndalur ne situaten ekonomike ne vend dhe ne keqadministrimin e pushtetit nga ana e mazhorances aktuale. Ai ka ftuar elektoratin ne protesta te cilat sipas tij do te sjellin largimin e qeverise. Sot Shqiperia ka 1 milion te papune qe nuk kane me asnje shprese per te siguruar buken e gojes per vete dhe femijet nderkohe qe qeveria eshte duke e cuar vendin drejt shkaterrimit ekonomik per shkak te borxheve te shumta tha kreu i PS-se. Rama ka akuzuar qeverine per mungesen e transparences e cila sipas tij ka sjelle dhe situaten e rende ekonomike. Jemi te vetedijshem per lidhjen mes votave te vjedhura kutive te mbyllura dhe rrenimit te perditshem ekonomik qe ka hyre ne cdo familje shqiptare qe nuk jeton brenda oborrit te pushtetit. Eshte e qarte qe kutite e mbyllura ishin preludi i nje kapitulli te rende jo vetem per drejtesine por edhe per ekonomine shqiptare tha Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se qytetaret duhet te ngrihen ne protesta ne menyre qe te largojne qeverine e cila sipas tij po vjedh shqiptaret. Duhet ta largojme kete qeveri qe nuk eshte e qytetareve por e kusareve. Nje realitet si ky i yni ku qeveria ju merr voten njerezve edhe kur nu jua japin sdo ta dije per cfare jane keta njerez ne hall apo cfare shpresojne se ka hequr rolin qe kane njerezit ne nje demokraci normale ate te gjykatesit u shpreh kryesocialisti Rama. Perballe situates ekonomike te renduar Rama ka bere dhe krahasimin me zyrtare duke i cilesuar ata si te korruptuar. Sot Shqiperia nuk zhvillohet ekonomikisht por mbahet ne nje oborr njerezish te pushtetshem qe pasurohen ne menyre marramendese dita dites duke shfrytezuar pushtetin kur ka nje mase familjesh qe nuk arrijne te nxjerrin as buken e gojes u shpreh Rama. Ne fjalimin e tij para elektoratit te qytetit te Korces Rama eshte ndalur dhe ne debatin e fundit qe ka te beje me kasat fiskale. Sipas tij ne kete rast kemi te bejme me nje abuzim te vet kryeministrit. Shembulli me i fundit eshte ai i kasave fiskale. Askush nuk eshte kunder kasave por procesi i vendosjes se tyre eshte teresisht i korruptuar. Ne kete proces i interesuari i drejtperdrejte per perfitimin eshte Sali Berisha pasi i gjendur para reagimit te tregtareve per cmimin aq te kripur nuk i therret zerit te arsyes por i mbyll gojen Ministrit te Financave tha Rama. Kryesocialisti eshte ndalur dhe ne fitimin qe sipas tij kreu i qeverise do te marre nga cmimi i kasave fiskale per biznesin. Sali Berisha flet per taksat si per nje semundje te sistemit. Jane 40 milion euro qe Sali Berisha kerkon tju garantoje dy kompanive te cilat shkojne ne nje xhep ate te oborrit te pushtetit tha Rama ne fjalen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›