Dekorimi i Rexhvelaj
Personaliteti i Kulturës shqiptare Shaqir Rexhvelaj është nderuar nga Presidenca e Shqipërisë me Urdhërin Naim Frashëri i Artë. Ceremonia është zhvilluar në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe titulli i është dorëzuar zotit Rexhvelaj.Zëvendësministri i Kulturës Nikollë Lesi i cili duke i ripërjetuar klimën që mbizotëronte në sitemin e kaluar e përkufizoi me një fjalë të vetme profilin si artist, politikan dhe si njeri, me fjalën e dinjitetit.
Shaqir Rexhvelaj pasi mbaron gazetarinë nis profesionin në Orkestrën Simfonike të Radios dhe Kinematografisë si Flautist dhe vijon në Televizionnin shqiptar si Redaktor përgjegjës në Redaksinë e muzikës në TV, më tej si përgjegjës iRedaksisë së Programeve Artistike në TV, dhe Udhëheqës Artistik Ideues dhe bashkërealizues i shume emisioneve.
Shaqir Rexhvelaj ka zbatuar shumë detyra në kohë të ndryshme si shef i Arteve në Drejtorinë e Kulturës dhe si Drejtor i drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Tiranës si dhe Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Liberal Demokratik të Shqipërisë.
Më vonë merr detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Zhvillimit të Politikave të turizmit dhe Kulturës në MTKRS. Që në moshë të re Rexhvelaj veçohej për aftësitë dhe talentin dhe pjesëmarjen ne veprimtari kulturore ndërkombëtare.