E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Vendet e G20-ës të mbrojnë rimëkëmbjen ekonomike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama u ka bërë thirrje vendeve të grupit G 20-ës që të punojnë me të për ta "mbrojtur dhe forcuar rimëkëmbjen" e cila ishte afër kollapsit global ekonomik.

Në një letër të publikuar sot në prag të samitit në Toronto, Obama fton vendet e G 20-ës që pos tjerash të përshpejtojnë reformat financiare dhe të forcojnë financat publike, për të forcuar sistemin financiar botëror.

Obama gjithashtu tha se vendet duhet të kenë kujdes të mos i tërheqin shumë herët masat stimuluese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›