Dekretet, 3 javë afat për votimin
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, tha dje se tre emrat e dekretuar nga Presidenti Bamir Topi për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Sokol çomo, Vexhi Muçmata dhe Medi Bici kanë mbërritur në Komision dhe i janë nënshtruar afatit tre javor për t'u votuar. Kjo është koha e parashikuar nga Rregullorja e Parlamentit për votimin e dekreteve. Sipas kalendarit, tri emrat që do të votohen pritet të kalojnë në seancë të enjten e tretë të muajit qershor, ndërkohë që më parë do të vendoset edhe mënyra se si ata do të votohen.