E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, gjendet i vdekur në minierë 33-vjeçari

Shtetasi Geraldo Xhukellari shkoi pasditen e shkuar për të mbledhur skrap në minierën në fshatin e tij Vërdovë të Pogradecit, por pasi ka hyrë atje, ai nuk ka mundur të dalë më i gjallë.

Reparti i Inspektim Shpëtimit në Miniera (RISHM) nisi një grup në këtë zonë ku nisin kërkimet paraditen e sotme. U tentua disa herë të hyhej në minierë, por gazrat e dalë prej andej e bënin të pamundur.

Ndaj, ekspertët morën mjete mbrojtëse duke hyrë në thellësi të minierës, ku edhe gjetën të pajetë 33-vjeçarin, në një thellësi prej 1 mijë e 500 metra.

Pogradec, një shtetas dyshohet se është bllokuar në minierë

Pogradec (09:30) – Një 33-vjeçar dyshohet se ka mbetur i bllokuar në një minierë të Pogradecit.

Policia lokale bëri me dije se familjarët e shtetasit Gerald Xhukellari, 33-vjeç, kanë lajmëruar policinë rreth orës 01:30 minuta të mëngjesit të sotëm, pasi i afërmi i tyre nuk është kthyer në shtëpi.

Ata janë banorë të fshati Verdovë të Pogradecit, dhe sipas dëshmive, 33-vjeçari është larguar nga banesa rreth orës 17:00 dhe nuk është kthyer më.

 Familjarët kanë deklaruar në polici se burri ka shkuar në galerinë e minierës për skrap që ndodhet në afërsi të këtij fshati. Policia e Pogradecit ngriti grupin hetimor, i cili ka nisur hetimet e nevojshme por njëkohësisht pritet te vijnë ekspertë nga Drejtoria e Minierave Tiranë për të bërë të mundur verifikimin e kësaj ngjarjeje. /Start/

                                                                                             2012-04-12 14:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›